×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nga e hëna nis licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar ashpërsimin e masave antiCOVID-19, në kohën kur vendi po përballet me një numër në rritje të rasteve me fatalitet.

    Vetëm në tri ditët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 41 raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, duke bërë që autoritetet shëndetësore të ashpërsojnë masat antiCOVD-19.

    “Nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave. Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

    Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare.

    Postimi i plotë:

    Duke parë numrin në rritje të rasteve dhe mosrespektimin e masave nga qytetarët, jemi të obliguar që t’i ashpërsojmë masat!

    Kur e kam marrë mandatin si ministër i Shëndetësisë, në kohën kur ka filluar lehtësimi i masave, kam qenë i vetëdijshëm se do të ketë rritje të rasteve me Covid-19. Kam qenë i vetëdijshëm edhe për presionin nga dikastere të ndryshme për hapje.

    Është krejt ndryshe të menaxhohet pandemia në mbyllje totale, e krejt tjetër kur ke ekonominë në hapje. Por, kemi qenë të vendosur që ta ruajmë shëndetin publik, por paralelisht edhe atë ekonomik e mental.

    Në vazhdimësi kam bashkëpunuar me ekspertët shëndetësorë dhe institucionet përkatëse dhe bazuar në rekomandimet e tyre, kam ndërmarrë masat për menaxhimin e pandemisë.

    Por, pavarësisht masave që kemi marrë, në ditët e fundit kemi parë se ato masa nuk janë respektuar. Derisa Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar masat, për çfarë e falënderoj, në sektorin e gastronomisë dhe nga shumica e qytetarëve ato nuk u respektuan.

    Mbrëmë, unë vetë isha dëshmitar në terren, por gjithashtu kam marrë mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar. Prandaj, nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave!

    Krahas masave që do t’i marrim menjëherë, jemi duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ vetëm për pacientët me COVID-19, pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera.

    Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara.

    Ndërsa nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare!

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se Albin Kurti ka ardhur ne pozicionin me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti...
    Lajme03 Maj 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Njohësi i mediave dhe profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, në një prononcim për FrontOnline thotë se raporti i...
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për...
    Sport03 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi nesër mbrëma do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një krahasim skandaloz sot në studiot e RTK-së. Teksa po komentonte çështjen e Asociacionit,...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Televizioni “Pink” ka shkruar për deklaratën si e quajnë skandaloze të Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Fondit Humanitar...
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.