×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rezultat në 30 minuta, mjeku zhvillon testin e shpejtë anti-covid

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Një mjek  nga New York ka zhvilluar një test të shpejtë të koronavirusit që mund të japë rezultate të sakta për 30 minuta ose më pak, raporton newyorkpost.

    Testi, i zhvilluar nga Dr. Zev Williams, një endokrinolog riprodhues që drejton Qendrën e Fertilitetit të Universitetit Columbia dhe kolegët e tij, përdorën pështymën e një personi për ta ekzaminuar nëse është infektuar me COVID-19.

    Një mostër e vogël e pështymës vendoset në një tub që përmban enzima dhe një përbërës që shkakton reaksion kimik përpara se tubi të ngrohet në një nxehtësi të caktuar. Lëngu në tub kthehet në të verdhë kur është pozitiv me virus ose në të kuq kur është negativ, raporton abcnews.al

    Testi ishte në gjendje të zbulonte një ose dy kopje të virusit SARs-CoV-2 në një mikrolitër të pështymës, sipas studimit paraprak të botuar nga Williams në MedRxiv – do të thotë se mund të zbulojë nëse personi është i infektuar.

    “Ky test është shumë, shumë i thjeshtë, shumë i shpejtë dhe është jashtëzakonisht i saktë”, tha Dr. Henry Ji, president dhe CEO i Sorrento Therapeutics, i cili është partner me Universitetin Columbia.

    Nëse testi rezulton i suksesshëm në hulumtimet e mëtejshme, Williams shpreson se mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së infektimit duke ndihmuar në gjurmimin e kontaktit, raporton abcnews.al

    Sorrento është duke kryer një studim më të madh të testit të pështymës përpara se të aplikojë për autorizim në FDA. Kostoja për pritet të jetë nën 15 dollarë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.