×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    5 mënyra për të marrë më shumë përgjegjësi në punë

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Pavarësisht nëse jeni duke e bërë punën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithmonë ka më shumë mundësi për t’u rritur profesionalisht dhe personalisht.

    Mos lejoni të futeni në zonën e rehatisë sepse një gjë e tillë do t’ju dëmtojë shumë në karrierë. Sado sfiduese që mund të jetë, marrja e përgjegjësive të reja ju ndihmon të bëni progres brenda vendit ku punoni.

    Këtu mund të gjeni pesë këshilla se si mund të merrni më shumë përgjegjësi në vendin e punës:

    Flisni me punëdhënësin tuaj

    Hapi i parë që duhet të ndërmerrni është të takoheni me punëdhënësin apo menaxherin tuaj dhe të shihni se në çfarë projektesh shtesë mund të përfshiheni. Cekni qëllimet e juaja në karrierë dhe tregoni se ku e shihni veten brenda kompanisë. Do te ishte mirë nëse keni disa ide në mendje, se ku mund të merrni më shumë përgjegjësi dhe t’ia sugjeroni punëdhënësit tuaj. Nëse e dini që ka mundësi ku mund të ndihmoni brenda kompanisë, paraqituni si vullnetar për të ndihmuar.

    Ndihmoni kolegët që janë më të zënë / kanë më shumë angazhim

    Një tjetër formë për të marrë më shumë përgjegjësi në punë është t’i ndihmoni kolegët të cilët kanë më shumë punë. Ofroni ndihmë qoftë në departmentin ku punoni apo në departamentet e tjera. Sidoqoftë, mos rrezikoni të merrni përgjegjësi të reja, pra të ndihmoni në punë të tjera, duke lënë anash punët e juaja primare.

    Bëhuni profesionistë

    Merrni pjesë nëpër trajnime, kurse, seminare të cilat mund t’ju ndihmojnë të perfeksiononi njohuritë në fushën tuaj. Përvetësoni njohuri të reja vazhdimisht dhe informohuni rreth zhvillimeve të reja në fushën tuaj. Kur bëheni ekspert në fushën tuaj, gjasat janë më të larta që të keni mundësi për të marrë më shumë përgjegjësi dhe për tu përfshirë në projekte të reja.

    Identifikoni mundësitë që i shërbejnë klientit dhe biznesit tuaj

    Kërkoni mundësi aty ku ajo që dëshironi të bëni përputhet edhe me prioritetet e biznesit. Mos harroni se para se të kërkoni të merrni përgjegjësi, duhet të mendoni edhe se si këto përgjegjësi mund të japin rezultate pozitive për kompaninë ku punoni.

    Demonstroni aftësitë e juaja

    Ndonëse jo shpeshherë e mendojmë, ne paguhemi kur jemi të mirë në punën që e bëjmë. Nuk mund të kërkoni përgjegjësi të reja nëse nuk jeni të mirë në punën aktuale. Personat që ju japin përgjegjësi të reja do të duan të jenë të sigurtë se ju do të jepni rezultate pozitive. Kur jeni të mirë në punën e parë që bëni, punëdhënësi apo menaxheri nuk do të kenë dyshime për t’ju kaluar edhe përgjegjësi të reja./AkademiPune/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.