×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ish-kandidati republikan për president të SHBA-së, Herman Cain, vdes nga COVID-19

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Herman Cain, një republikan konservator dhe biznesmen i njohur, i cili kryesoi për pak kohë garën partiake për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, vdiq të enjten nga koronavirusi. Ai ishte 74 vjeç.

    Cain ishte shtruar në spital për një muaj në qytetin Atlanta dhe fillimisht u duk se po përmirësohej, por shëndeti i tij u keqësua gjatë ditëve të fundit. Zoti Cain mori pjesë në tubimin politik të Presidentit Trump në Tulsa të Oklahomës me 20 qershor, ku pati raste të shumta infeksioni. Por zoti Cain, i cili u pa se nuk kishte vënë maskë gjatë tubimit, tha se ai kishte bërë udhëtime të shumta rreth së njëjtës kohë. Nuk dihet se ku u infektua nga virusi që deri tani ka shkaktuar më shumë se 150 mijë të vdekur në Shtetet e Bashkuara.

    Cain ishte drejtues i grupit afrikano-amerikan që mbështet Presidentin Trump “Black Voices for Trump”. Vitin e kaluar, presidenti e emëroi Cain si anëtar të Bordit të Rezervës Federale (Banka Qendrore), por ai u tërhoq pas shtimit të kundërshtimeve ndaj tij.

    “Po sulmohem sepse kandidova si republikan për president dhe për Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe sepse jam një zë i fuqishëm i konservatorizmit, një zë i fuqishëm për kushtetutën dhe ligjet”, pati thënë Cain.

    Gjatë karrierës së tij, Cain shërbeu në disa poste të larta korporatash. Ndër më të rëndësishmet, ai sherbeu si shef ekzekutiv i korporatës “Godfather’s Pizza”, një rrjet kombëtar restorantesh që u transformua në sukses pasi gjendej në prag të falimentimit.

    Në vitin 2011, ndërsa bënte fushatë për të fituar emërimin republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, ai bëri thirrje për një reformë të gjerë të sistemit të taksave.

    Për pak kohë, ai u rendit para kandidatit eventual republikan Mitt Romney, sipas anketave politike një vit para zgjedhjeve. Ai u tërhoq nga gara në dhjetor të vitit 2011 pasi dy gra e akuzuan atë për ngacmim seksual gjatë kohës që ai drejtonte Shoqatën Kombëtare të Restoranteve nga viti 1996 deri në vitin 1999. Ai hodhi poshtë akuzat ndërsa bashkëshortja e tij Gloria e mbështeti atë duke thënë se, “Ai i respekton tërësisht gratë”.

    Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany u shpreh se, “Herman Cain mishëronte ëndrrën amerikane dhe përfaqësonte më të mirën e shpirtit amerikan”.

    Ajo po ashtu shtoi, “Zemrat tona pikëllohen për të dashurit e tij, dhe do të jenë pjesë e lutjeve tona gjatë kësaj kohe. Ne kurrë nuk do ta harrojmë kujtimin e tij si mishërim i fisnikërisë, atdhetarisë dhe besimit”/VOA.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.