×
  • Kronika
  • Kronika

    Dasmë me mbi 200 persona në Lubizhdë, policia nuk kishte informacion

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Nuk pyesin as për virus, e as për distancë kur bëhet fjalë për dasma.

    E atëherë kur këngëtari kërkon që shoqëria e dhëndrit e nuses të jetë më aktive, rrethi i valles bëhet edhe më i madh.

    Gjatë korrikut, fshati Lubizhdë e Prizrenit jehonte nga muzika, pasi në oborrin e shtëpisë së familjes Gigollaj, festohej për çiftin më të ri.

    Derisa të ftuarit me nusen e dhëndrin vallëzonin, këngëtari Labinot Rexhaj së bashku me orkestrën këndonin nga ballkoni i shtëpisë.

    72 vota për, asnjë kundër: Miratohet rishikimi i buxhetit edhe në leximin e dytë

    Të gjitha këto video janë publikuar nga vet këngëtari në rrjetin social “Facebook”.

    Në një intervistë për emisionin “Sonte”, Rexhaj pranon se aty ka kënduar, derisa shton se ka pasur distancë mes njëri tjetrit.

    Përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar të gjitha tubimet publike si dhe ahengjet familjare, këngëtari Rexha, thotë se në dasmën ku ka kënduar, kanë qenë të ftuar mbi 200 persona.

    Labinoti i cili vetëm gjatë kësaj vere i ka pasur të rezervuara rreth 60 dasma, deklaron se gjatë kësaj mbrëmjeje, nuk ka ardhur ndonjë zyrtar policor për t’i shpërndarë.

    Ndërkaq, nga Policia Rajonale e Prizrenit thonë se nuk kanë pasur ndonjë informacion se atë ditë ka pasur dasmë në fshatin Lubizhdë.

    “Bazuar në pyetjen Tuaj në lidhje me dasmën nuk kemi një informacion të tillë. Ndërsa sa i përket respektimit të vendimit të Qeverisë dhe rekomandimeve te IKSHP-së,  policia rajonale në Prizren në aktivitetin e saj nga data 05 korrik deri me date 29 korrik 2020 ka regjistruar gjithsej 70 asistime Inspektorëve Sanitar, janë plotësuar 209 fletëparaqitje të cilat i janë dërguar në Inspektorat, 39 asistime për shërbimet shëndetësore, policia në Prizren ka iniciuar si vepra penale 28 raste ku janë përfshirë gjithsej 55 persona të cilat raste janë proceduar në Prokurorinë Themelore ne Prizren, 5 persona janë arrestuar dhe janë dhëne gjithsej 3417 vërejtje”.

    Megjithatë, kjo nuk është dasma e vetme që është mbajtur gjatë korrikut.

    Kështu, që nga fillimi i aplikimit të masave për parandalim e përhapjes së COVID-19, Policia e Kosovës ka iniciuar gjithsej 1524 raste. Prizreni prin me gjithsej 424 raste, pastaj Prishtina 409, Gjakova 160, Gjilani 154, Mitrovica e Jugut me 137, Peja me 130, qyteti i Ferizajt me 82, ndërsa Mitrovica e Veriut me 28 raste.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.