×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    A do të paguhen 170 eurot për qytetarët? Bajrami i përgjigjet VV-së dhe PDK-së

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka folur në seancën e Kuvendit po pritet të votohet rishikimi i buxhetit për vitin 2020.

    Bajrami tha se buxheti në fjalë është që një kohë të gjatë në parlament dhe i njëjti nuk është në kundërshtim me ligjin.

    “Ka kalu një kohë e gjatë që kur buxheti është në parlament. Desha të them që kjo nuk është në kundërshtim me ligjin për menaxhimin e financave publike”, tha ai.

    Tutje, Bajrami iu përgjigj edhe PDK-së dhe VV-së për shumën e 170 eurove që pritet t’u paguhet punëtorëve që janë goditur nga pandemia në sektorin privat.

    “Shuma prej 170 eurosh do të arrijë të ekzekutohet, por edhe qiraja me rastin e dekretimit të ligjit për buxhetin dhe dekretimit në gazetën zyrtare”, tha ajo.

    Ajo foli edhe për 30 eurot shtesë për pensionistët, vendim ky që ishte marrë nga qeveria Kurti, teksa shtoi se gjendja buxhetore në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më e rëndë.

    “Sa i përket fondit për rimëkëmbje ekonomike do të adresojë të gjithë kërkesat për të gjitha 15 masat. Nuk është e vërtetë që qeveria Hoti ka larguar masën 30 euro për pensionistë. Gjendja buxhetore në vendin tonë është shumë e rëndë. Asnjëherë më keq nuk kanë qenë të hyrat buxhetore”, ka thënë ajo.

    “Neve na ka goditur më shumë pandemia sepse s’kemi rezerva. Në rishikim të buxhetit kemi sjellë një buxhet prej 2.6 miliardë euro. Kemi një diskrepancë prej 800 milionë eurosh”, shtoi ajo.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/670086053721818/UzpfSTEwMDIyNDg4Nzk5ODI2NTozMTYxMDg5MTk3NDMxOTM/?eid=ARD_mUn4cKygE4hMYTNSVRao4rNcZBBfDT5Vm1jE2pLX7MLLWHrzMmE2UW3TQ03q5Ceqcg_LVPmVXQWu

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.