×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Kongresin amerikan, maskat bëhen të detyrueshme

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Një tjetër anëtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara doli pozitiv në testin për koronavirus, duke nxitur urdhrin për veshje të detyrueshme të maskës në ndërtesë.

    Urdhri u lëshua nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

    Disa orë më vonë, mjeku i Kongresit tha se maska duhet të vendoset brenda zyrave të Kongresit, me disa përjashtime të vogla.

    Detyrimi hyn në fuqi prej sot.

    Pelosi, e cila vjen nga Partia Demokratike, tha se mosvënia e maskës është “shkelje serioze” dhe se anëtarët mund të largohen nga ndërtesa nëse nuk e veshin.

    Kongresistët do të mund ta heqin maskën përkohësisht, derisa flasin.

    Pelosi e lëshoi urdhrin pasi përfaqësuesi republikan nga Teksasi, Louie Gohmert, tha se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

    Gohmert tha për transmetuesin në Teksas se është diagnostikuar gjatë një testimi rutinor në Shtëpinë e Bardhë dhe se ka vendosur të vetizolohet.

    Ai është kritikuar nga kolegët për hezitimin për të veshur maskë.

    Gohmert është së paku anëtari i dhjetë i Kongresit amerikan që dihet se është diagnostikuar me koronavirus.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Refugjatët nga Ukraina që gëzojnë statusin e mbrojtjes S në Zvicër do të duhet të përfshihen më shumë në tregun e punës....
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Një person dyshohet të jetë therur me thikë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Dy vajza dhe një i rritur të zhdukur që nga një shpërthim i madh që shkatërroi një impiant biokarburantesh në Nebraska janë...
    Lajme30 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet...
    Lajme30 Korrik 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar pasi Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) për tregun...
    Lajme30 Korrik 2025
    Nga zemra e fabrikës së Comoditas në Gjakovë, një ngarkesë prej 4000 dyshekësh po kalon oqeanin Atlantik për të mbërritur në brigjet...
    Lajme30 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se situata me mos/konstituimn e Kuvendit flet për mungesë të përgjegjësisë politike të...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.