×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Samiti i liderëve të Ballkanit: Bashkë mund të bëjmë më shumë

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor ranë dakord për avancimin e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, si dhe për të punuar në identifikimin e projekteve të investimeve, në mënyrë që fondet për rimëkëmbjen dhe investimet e ardhshme të mund të ndahen në mënyrë efikase dhe të shpejtë, ndërsa premtuan se do të përcjellin edhe zbatimin e këtyre masave.

    Këto u diskutuan në një samit online, të organizuar nga Këshilli Atlantik, kushtuar hapave konkretë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

    Në samit morën pjesë: kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, dhe ministrja e Ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekulliq.

    Një pjesë e samitit ishte e hapur për publikun, ndërsa pjesa tjetër e mbyllur.

    Jim O’Brian, nga Këshilli Atlantik, tha se gjashtë liderët e mbështetën planin ambicioz, “gjë që publikisht nuk ka ndodhur disa muaj”.

    Sipas tij, ata mbështetën thellimin e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht kur bëhet fjalë për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, që përballen me pritje të gjata në kufij.

    Ata u zotuan se do t’i mbështesin edhe marrëveshjet dypalëshe rajonale.

    Gjithashtu, secili shtet premtoi se do t’i identifikojë projektet afatgjata të investimeve në infrastrukturë, të cilat janë të rëndësishme për rajonin.

    Nënkryetari i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, tha në hapje të video-samitit se kohët e vështira kërkojnë vendime të vështira dhe se është e rëndësishme që liderët të punojnë së bashku, për të krijuar një treg të përbashkët në të mirë të qytetarëve.

    Hoti: Rajoni është i fragmentuar

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur në video-samit, tha se rajoni është i fragmentuar ekonomikisht.

    Hoti tha se, pavarësisht përpjekjeve për të rritur bashkëpunimin rajonal mes vendeve të rajonit, ka ende pengesa të shumta që e pengojnë bashkëpunimin ekonomik.

    “Ne kemi punuar shumë që ta integrojmë rajonin, por duhet ta pranojmë se rajoni është ende i fragmentuar në një shkallë të lartë, sa i takon integrimit ekonomik. Pse? Sepse, ende ka shumë barriera sa i takon burokracisë. Legjislacioni ndoshta… Ne ende nuk kemi lidhje të plota infrastrukturore mes shteteve tona”, deklaroi Hoti.

    Ai tha se bashkëpunimi rajonal duhet të shfrytëzohet për t’i larguar të gjitha barrierat që ekzistojnë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Ndërkaq, në​ një komunikatë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës thuhet se në samit “u diskutua për bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor, si dhe për projektet ekonomike të Ballkanit Perëndimor që do të financohen nga SHBA-ja dhe BE-ja” dhe se “pjesëmarrës ishin edhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell(djathtas), presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti.

    Vuçiq: Nuk jam optimist për zgjidhjen e problemeve me Kosovën

    Duke folur për mundësitë që prodhon bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ekzistojnë një mori pengesash, të cilat do të mund të hiqeshin.

    Vuçiq përmendi procedurat e shumta doganore që ekzistojnë në mes të vendeve të rajonit.

    Ai tha se ekzistojnë mosmarrëveshje mes vendeve të rajonit edhe të natyrës politike, duke përmendur në veçanti dallimet me Kosovën, për të cilat tha se nuk është shumë optimist se do të gjendet një zgjidhje.

    “Ne duhet që, të paktën, të provojmë të bëjmë më mirë për ta zgjidhur këtë çështje, edhe pse nuk jam krejtësisht optimist për këtë dhe natyrisht se janë disa çështje të tjera mes nesh, po ashtu brenda Bosnje e Hercegovinës”, deklaroi Vuçiq.

    Rama bën thirrje për bashkëpunim

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se si pasojë e pandemisë së koronavirusit është prekur ekonomia e rajonit, andaj, sipas tij, duhet një plan praktik për integrimin ekonomik të rajonit.

    “Besoj fuqishëm që pandemia na ka dhënë prova nëse ishte e nevojshme ajo që ne po provojmë të bëjmë që gjashtë vjet, që nga koha kur filloi procesi i Berlinit – është saktësisht çfarë iu duhet gjeneratave të reja të rajonit tonë”, deklaroi Rama.

    Ai përmendi “Shengenin e Ballkanit Perëndimor” si iniciativë që, sipas tij, ndikon në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Një grua 40-vjeçare nga Kosova është gjobitur në Bern për mbajtjen e niqabit gjatë blerjeve. Me këtë akt ajo kishte shkelur ndalimin...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Shtajerska në Slloveni, në të cilën pesë persona humbën jetën dhe dy të...
    Të tjera
    Lajme30 Korrik 2025
    Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës. Në njoftimin e policisë thuhet ai ishte i...
    Lajme30 Korrik 2025
    Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mesazheve mashtruese. Në postim thuhet se në...
    Lajme30 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale, e cila aprovoi padinë e kompanive “MADE GROUP...
    Lajme30 Korrik 2025
    Gazetari dhe komentatori i njohur politik, Valon Syla, ka komentuar raportimet se kunati i deputetes së VV’së Fitore Pacolli u punësua në...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 25% për mallrat e importuara...
    Lajme30 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit ka pranuar sërish ankesë lidhur me vendimin për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.