×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e AAK-së pro përfshirjes së PDK-së në koalicionin qeverisës

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet koordinatorit të Kosovës për dialog me Serbinë, Skender Hyseni dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq për arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet të dyja shteteve.

    Zhvillimi i dialogut me Serbinë ndërmjet Kryeministrit Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është kritikuar nga partitë politike në Kosovës, pasi që po konsiderojnë se takimet e zhvilluara janë teknike dhe nuk çojnë në njohjen reciproke të Serbisë.

    Kritika për dialogun, Hoti ka marrë edhe nga partneri i koalicionit AAK-ja.

    Në një prononcim për portalin Front Online, nënkryetarja e kësaj partie Teuta Haxhiu, tha se në dialog duhet të shkohet për njohje me garancë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të mos humbet kohë vetëm për t’i takuar disa persona.

    “Ne si AAK kemi thënë, Ramush Haradinaj ka dalë me propozimet e veta këtë temë e kemi elaboruar prej ditës së parë. Ne nuk po shohim kemi diçka konkrete, pra thjesht nuk është diçka që ne kemi dashur të jemi spektrorë mirëpo të dimë se nga po shkon dialogu. Kryetari i jonë i partisë i ka dhënë arsyet dhe thjesht dëshira jonë është mos me humb kohë ose për të takuar disa persona, por për të prodhuar marrëveshje finale pra njohje me garanci me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ajo pwr Front Online.

    Ajo tha se Kosova nuk duhet të humbë kohë me dialog i cili çon përpara vetëm interesat e Serbisë.

    Ndërsa për përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës, nënkryetarja e AAK-së, tha se në këtë parti nuk është diskutuar përfshirja e Partisë Demokratike të Kosovës në Qeveri. Por, një gjë e tillë, sipas saj, do të ishte mirë të ndodhë për shkak të proceseve në të cilat po kalon Kosova dhe dialogun me Serbinë.

    “Ne si subjekt nuk e kemi diskutuar këtë në parti, por unë po e jep mendimin tim gjithçka çka është në përmbyllje të dialogut edhepse nuk po e shoh një reflektim të tillë duke besuar se është zhvendosur dialogu nga ajo çka ne e kemi kërkuar që SHBA-ja të jenë garancë si shtet mik në këtë rrugëtim, prandaj kur është në pyetje kjo temë është me interes të kemi sa më shumë subjekte politike dhe kisha dashtë që të gjitha partitë të jenë në këto tema”, tha ajo për Front Online.

    Nënkryetarja e AAK-së: S’ka përçarje ndërmjet koalcionit, ka mendime ndryshe

    Ajo foli edhe për raportet që kanë me partnerin e koalicionit.

    Haxhiu tha se nuk ka përçarje, por ka mendime ndryshe të cilat kanë rezultuar në marrjen e vendimeve të përbashkëta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

    “Nuk ka përçarje në mes të koalicionit, ka mendime të ndryshme, por jo përçarje. Ka pasur mendime të ndryshme që kanë reflektuar dhe në fund kanë dalë disa vendime të përbashkëta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe që nuk janë në kundërshtim me atë që ne kemi thënë, kanë qenë disa mendime ndryshme me atë se çfarë ka thënë Kryeministri, por në fund janë dakorduar”, tha ajo për Front Online.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka aprovuar raportin e komisionit për avancimin e nëntë prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës...
    Lajme07 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se ka dëgjuar se në Burgun e Dubravës, të burgosurve po...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Çabratit në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. Më herët gjatë ditës së sotme, palumbarët arritën të...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës i tha jo kërkesës së Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën ka bërë homazhe pranë varrit të heroit, Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies...
    Lajme07 Maj 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të...
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së partisë pas zhvillimeve të fundit në vend. Siç mëson Gazeta Express,...
    Lajme07 Maj 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, në mënyrë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.