×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Turqia rrit kontrollin në rrjetet sociale

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Parlamenti i Turqisë ka miratuar të mërkurën legjislacionin për rregullim të rrjeteve sociale siç janë Twitter dhe Facebook, duke detyruar këto të fundit të veprojnë në përputhje me kushtet e ashpra, apo në të kundërtën do të gjobiten apo do t’iu kufizohet aktiviteti.

    Sipas legjislacionit, kompanitë e mëdha të rrjeteve sociale, Facebook dhe Twitter duhet të kenë zyrat e tyre përfaqësuese në Turqi për të trajtuar ankesat kundër përmbajtjes në këto platforma.

    Dështimi i emërimit të një përfaqësuesi, që duhet të jetë shtetas turk, do të rezultojë me gjoba, ndalim të reklamimit dhe zvogëlim të aktivitetit, që më pas do të vështirësonte përdorimin e tyre.

    Legjislacioni i ri po ashtu u kërkon ofruesve të këtyre shërbimeve që të ruajnë të dhënat në Turqi, duke e bërë më të lehtë qasjen në to nga prokurorët dhe autoritetet tjera.

    Grupet për të drejta të njeriut dhe opozita janë të shqetësuar rreth asaj që e kanë konsideruar si gërryerje të lirisë së shprehjes në Turqi, pasi mijëra persona tani do të jenë subjekte të procedurave penale “për ofendim” të presidentit turk, Recep Tyyip Erdogan në rrjetet sociale.

    Ata thonë se rritja e kontrollit në rrjetet sociale do të kufizojë qasjen turke në informacion të pavarur apo atë kritik, në një shtet ku mediat janë në duart e biznesmenëve të afërt me qeverinë, apo kontrollohen nga shteti.

    “Pse tani?”, ka pyetur, Yaman Akdeniz, profesor në Universitetin Bilgi të Stambollit, njëherësh ekspert për siguri kibernetike.

    “Derisa shtypi dhe transmetuesit janë nën kontrollin e qeverisë, rrjetet sociale janë relativisht të lira. Mediat sociale janë kthyer në një prej pak hapësirave për shprehje të lirë dhe efektive”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve, AFP.

    Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch ka shprehur shqetësime për ligjin, duke besuar se i njëjti mund të mundësojë kontrollin qeveritar në këto platforma, të ketë qasje në përmbajtje dhe në mënyrë arbitrare të shënjestrojë individët.

    “Mediat sociale përbëjnë lidhje që shumë njerëz e shfrytëzojnë për të pasur qasje në lajme, andaj ky ligj jep shenja për një epokë të zezë të censurës online”, ka thënë Tom Porteous, zëvendësdrejtor i programi në Human Rights Watch, para se të miratohej legjislacioni.

    Organizata tjetër ndërkombëtare, Amnesty International ka thënë po ashtu para votimit se kushtet që parasheh legjislacioni janë drakonike.

    “Votimi i sotëm është ndoshta sulmi më i ashpër në lirinë e shprehjes në Turqi. Gazetarët veçse kanë kaluar muaj mbrapa grilave për raportimin e tyre kritik dhe përdoruesit e rrjeteve sociale tani duhet të kujdesen nga vetja, për shkak të frikës së ofendimit të autoriteteve”, ka thënë hulumtuesi për Turqinë në Amnesty International, Andrew Gardner.

    Legjislacioni ka ngritur shqetësime të thella edhe në mesin e përdoruesve të internetit në Turqi, të cilët janë mobilizuar ditët e fundit me thirrjet “mos i prek rrjetet e mia sociale”.

    Ibrahim Kalin, zëdhënës i Erdoganit, ka hedhur poshtë pretendimet se ligji do të ndikojë në fjalën e lirë.

    “Nuk do të ketë pengesa për përdoruesit e rrjeteve sociale, që shprehin lirshëm mendimin e tyre”, ka thënë ai për CNN, në gjuhën turke.

    “Ky është rregulli: çfarëdo që është krim në botën reale, është krim edhe në botën kibernetike, duhet të ketë kufizim të kritikave”.

    Erdogan është zotuar se do të rrisë kontrollin qeveritar në rrjete sociale më herët gjatë këtij muaji, pasi ka thënë se “zemërligët” e kanë ofenduar ministrin e Financave, Berat Albayrak dhe gruan e tij Esra, vajzën e presidentit, pas lindjes së fëmijës së tyre të katërt.

    Kohë më parë ai pati krahasuar rrjetet sociale me “thikën e vrasësit” dhe ishte zotuar për “ta zhdukur” Twitter-in.

    Qeveria e tij pati bllokuar qasjen në platformat Twitter dhe YouTube më 2014, pasi disa incizime përfshinin presidentin –atëbotë kryeministër – dhe rrethin e tij të ngushtë në një skandal të dyshuar korrupsioni.

    Mosdurimi i Erdoganit ndaj rrjeteve sociale daton nga protestat anti-qeveritare të mbajtura më 2013, të cilat ishin organizuar kryesisht përmes postimeve në Facebook dhe Twitter.

    Sipas Asociacionit për Liri të Shprehjes, aktualisht në Turqi janë të bllokuara më shumë se 408,000 faqe në internet.

    Një ndalesë në faqen Wikipedia është hequr në muajin janar, pas gati tre vjetësh.

    Qindra persona janë hetuar dhe disa prej tyre janë arrestuar për shkak të postimeve në platformat e rrjeteve sociale.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Të drejtën e votës sot do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosurit në burgjet e Maqedonisë...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. Më herët gjatë ditës së sotme, palumbarët arritën të...
    Auto07 Maj 2024
    Versioni i parë AMG i Mercedes CLE debutoi në fund të vitit 2023. Tani marka ka ndarë disa pamje të veturës që...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë, raporton Ekonomia Online....
    Lajme07 Maj 2024
    Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës Në një përgjigje për KOHËN, shefi i...
    Lajme07 Maj 2024
    U mbajt sot takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, nën Kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin...
    Vip07 Maj 2024
    Mariana Kondi është eliminuar nga “Ferma VIP”. Ajo foli për eksperiencën e saj brenda fermës. “Ka qenë shumë e bukur, e shkëlqyer....
    Opinione07 Maj 2024
    Nga Mentor Kikia Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndodh një tjetër që të kuptojmë se e keqja...
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.