×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Skënderajt dhe “Qatar Charity” përkrahin 50 familje në nevojë

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndarjen e 50 granteve bujqësore për familjet në kushte të renda ekonomike, në vlerë totale prej 75.00.00 euro.

    Në kuadër të këtij memorandumi, komuna në bashkëpunim me organizatën, do të dhurojnë 23 sera bujqësore, 20 shoqëri bletësh, 6 multikultivatorë dhe një kosë, ku si qëllim kryesor është fuqizimi ekonomik i familjeve në nevojë.

    Kryetari Jashari pas nënshkrimit të këtij memorandumi, u shpreh mirënjohës ndaj organizatës për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë, duke bërë të ditur se edhe në muajin maj të këtij viti komuna dhe organizata “Qatar Charity “ kanë nënshkruar marrëveshje për hapjen e 39 puseve për ujë̈ të pijshëm në Skenderaj.

    Gjatë këtij takimi, i pari i komunës, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e organizatës, “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, biseduan edhe për mundësinë e bashkëpunimit për projekte të tjera jetësore për qytetarët e komunës.

    Ndërkaq, drejtori, Abbas Shaker, i premtoi kryetarit Jashari bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe në fushat e tjera, si atë të bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik, duke përkrahur me grante të ndryshme qytetarët e komunës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.