×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i PDK-së i drejtohet Hotit: Lëri ankesat, përvishju punës ose largohu si Albin Kurti

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Avdullah Hoti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

    Ai ka thënë se qeveria Hoti, si ajo Kurti, nuk po di ta menaxhoj pandeminë, ndërsa rimëkëmbja ekonomike në tërë këtë tragjedi me jetë njerëzish, siç thotë Bytyçi, po duket tanimë si frazë klishe, e zbrazët dhe e pakuptimtë.

    “Me një grup të jashtëzakonshëm punonjësish shëndetësorë, të përkushtuar dhe vetëmohues, po rrezikojnë ta humbin edhe betejën, edhe kontrollin kundër pandemisë!”, ka shkruar ai.


    Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:

    Arroganca dhe padituria e qeverive të pandemisë, qoftë ajo e Kurtit, qoftë kjo e Hotit, po i shuajnë shpresat e qytetarëve!

    Me një grup të jashtëzakonshëm punonjësish shëndetësorë, të përkushtuar dhe vetëmohues, po rrezikojnë ta humbin edhe betejën, edhe kontrollin kundër pandemisë!
    Qytetarët tanë po vdesin, po vdesin familjarët tanë, miqtë dhe njerëzit me të cilët kemi ndarë pjesë të jetës sonë.

    Heronjtë e sektorit shëndetësor, janë lënë vetëm dhe pa përkrahje adekuate.
    NUK KA VENDE TË LIRA NË SPITALE, familjarët tanë po trajtohen korridoreve, pa mjete e me kapacitete të kufizuara.

    Stafi mjekësor, janë para kolapsit fizik e shëndetësor.

    Me të vërtetë janë treguar “supermenë”, por nuk janë të paprekshëm ata e as familjaret e tyre, edhe ata të gjithë janë të rrezikuar si të gjithë ne.

    Por, gabimet e institucioneve tona po na kushtojnë e do të na kushtojnë neve, si në shëndet, në jetën, ekonominë dhe shtetin tonë.

    Nga qeveria Kurti e deri te kjo Hoti, pandeminë asnjëherë nuk e trajtuan siç është me të vërtetë, një rrezik që merr jetë njerëzish.

    Qeveria Hoti, si ajo Kurti, nuk po di ta menaxhoj pandeminë, ndërsa rimëkëmbja ekonomike në tërë këtë tragjedi me jetë njerëzish, po duket tanimë si frazë klishe, e zbrazët dhe e pakuptimtë.

    Kur katër muaj më herët, kryetari i PDK-së, z. Veseli, propozoi masat në nivel nacional të rimëkëmbjes ekonomike dhe masat anti-covid, propozimi u trajtua si luftë politike për pushtet.

    Por, tani po shihet se gabimi i bërë nga qeveria Kurti/Hoti, e ka bërë të vonshëm çdo reagim!

    Shëndeti dhe jeta e njerëzve po rrezikohet, ekonomia është para kolapsit dhe qeveritë e “shpresës” të paafta dhe arrogante, siç duket, nuk do të mund të qëndrojnë mbi 100 ditë.
    Kjo po dëshmon se duhet të ketë moral dhe seriozitet edhe në politikë. Pa përgjegjësi të treguar shtetërore, vije dështimi i tillë i turpshëm.

    Kështu iku me mashtrim Albin Kurti, u vetëdorëzua! Edhe Avdullah Hoti, duhet shpejtë të mendoj seriozisht: Ose t’i lërë ankesat dhe t’i përvishet punës, ose të heq dorë nga pozita e kryeministrit, si paraardhësi i tij!

    Ka shpresë ky vend, ka njerëz të zotë dhe të përgjegjshëm si heronjtë e shëndetësisë, ka rrugëdalje, por, jo me mashtruesit dhe abuzuesit e shpresës qytetare!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.