×
  • Lajme
  • Lajme

    86 vjeçarja nga Obiliqi mposht coronavirusin pa shkuar fare në spital

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Një grua e moshës 86 vjeçare në Kosovë e ka mposhtur koronavirusin.

    Lajmin e ka bërë të ditur i biri i saj, Rasim Preniqi në rrjetin social Facebook.

    Preniqi ka shkruar se nëna e tij e ka mposhtur virusin duke u trajtuar në shtëpi.

    “Nëna ime 86 vjeçare e mposhti coronavirusin në shërim shtëpiak. Një falënderim të posaçëm për shërimin e saj i takon Qendrës Familjare të Shëndetit në Obiliq në krye me doktor Haki Jasharin dhe stafin e tij. Për interesim dhe kujdes të shtuar e falënderoj pneumologun Skënder Baca. Ajo tani është plotësisht e shëruar”, ka shkruar Preniqi.

    Nga Rubrika
    Të tjera

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.