×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperatura të larta gjatë gushtit, do të arrijnë deri në 40 gradë

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    I nxehti afrikan po vjen dhe shumë shpejt do të pushtojë Evropën javën e ardhshme, ku na pret një gusht përvëlues me temperatura mbi 40 gradë celcius.Vapa e madhe po vjen sipas meteorologëve, pasi vransirat po largohen dhe pas një pjese të parë të verës, të pranueshme, kjo e fundit tani do të shpalosë më të mirën e mundshme të saj.

    Deri më tani në fakt, në pjesë të ndryshme të kontinentit, është regjistruar një verë pak a shumë normale, me alternime mes fazave të kohës së bukur dhe të freskët dhe stuhive të shpejta që janë parë në disa rajone në Italinë e veriut apo edhe në vende të tjera përreth.

    Por tani, ekspertët flasin për një valë të nxehti afrikan që po vjen ndërkohë që java e parë e gushtit do të jetë e zjarrtë.E kjo konfirmohet nga modelet matematikore më të besueshme. Ai më i preri, modeli amerikan GSF (Global Forecast System) tregon ardhjen e një mase ajri saharian rreth 4-5 gushtit.Pjesa e parë e gushtit, sipas ekspertëve, do të jetë pa lagështira, me një mot të pastër dhe stabël ndërsa në vijim, mërkuri në termometër nuk do të ndalet së ngrituri.

    Për sa i takon fundjavës, meteorologët thonë se trazirat që kanë kaluar ditët e fundit në pjesën veriore të Iitalisë, tani do të zhvendosen shpejt drejt Ballkanit për ti lënë vendin, javën e ardhshme, masave të presionit të lartë nga Afrika e Veriut që do të sjellin ditë me diell por shumë të nxehta në të gjithë zonën përreth Mesdheut.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.