×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati: I tronditur për vrasjen në Kamenicë, akt i papranueshëm të cilin e denoj fuqishëm

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pas vrasjes që ndodhi sot në fshatin Berivojcë, ku një burrë dyshohet të ketë vrarë gruan e tij.

    Kastrati ka thënë se ndihet thellësisht i tronditur.

    “Ngjarja e sotme është një akt i papranueshëm të cilin e denoj fuqishëm! Si Qëndron dhe si institucion mbetemi thellësisht të angazhuar dhe të përkushtuar në mbrojtjen e jetës, respektimit të dinjitetit, të drejtës së jetës dhe gëzimit të saj nga të gjithë, e veçanërisht grupeve të cenuara”, ka shkruar mes tjerash ai.

    Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

    Nuk ka tronditje më të madhe sesa të dëgjosh për vrasje në martesë. Aty ku njeriu do të duhej ta gjente sigurinë më të madhe, mirëkuptimin më të lartë e dashurinë…kur aty ndodhë vrasja…është ferri vet.

    Ndjehem thellësisht i tronditur, i dëshpëruar e me mllef në lidhje me një ndodhi të pazakontë që ngjau sot në Kamenicë, ku një gruaje i është marrë jeta në mënyrën më mizore nga bashkëshorti.

    Dhuna në familje është rezultat i rrethanave të shumta, mirëpo problemi ende qëndron në mungesën e seriozitetit në trajtimin e kësaj dukurie. Kemi dështuar si shoqëri të bëjmë mjaftueshëm për ta dënuar këtë dukuri e luftuar faktorët që çojnë tek ky problem. Kjo duhet të na turpërojë e alarmojë.

    Ngjarja e sotme është një akt i papranueshëm të cilin e denoj fuqishëm! Si Qëndron dhe si institucion mbetemi thellësisht të angazhuar dhe të përkushtuar në mbrojtjen e jetës, respektimit të dinjitetit, të drejtës së jetës dhe gëzimit të saj nga të gjithë, e veçanërisht grupeve të cenuara.

    Shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës!

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Edhe, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat ka shprehur pakënaqësitë me të drejtat e punëtorëve në Kosovë. Jusuf Azemi ka deklaruar se...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar urdhëresë që me rastin e 1 majit, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në...
    Lajme01 Maj 2024
    Intervale me diell e vranësira të mërkurën. Pasdite vonë mundësi për riga lokale shiu. Mot i ndryshueshëm parashihet ditën e mërkurë në...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Si rrallëherë qindra punëtorë kosovarë sot (më 1 maj ) pritet të protestojnë në Sheshin e Prishtinës, duke kërkuar rritje të pagave...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryetari i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi duke folur në Emisionin “Opinion” për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në...
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se nëse draft statuti i Asociacionit nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit,...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi se me opozitën aktuale, nëse hyjnë në Qeveri, deri në vitin 2050...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.