×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Drejtori i kundërzbulimit amerikan: Kina, Rusia dhe Irani, përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Drejtori i Qendrës Kombëtare amerikane të Kundërzbulimit paralajmëroi se Kina, Rusia, Irani dhe vende të tjera po ndërhyjnë në fushatën zgjedhore amerikane për votimet e 3 nëntorit.

    “Vërejmë se kundërshtarët tanë po përpiqen të kompromentojnë linjat e mbrojtura të komunikimit të fushatave politike dhe të entiteteve të tjera politike,” tha përmes një deklarate të premten zoti William Evanina.

    Drejtori Evanina tha se ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë të preokupuara kryesisht “me Kinën, Rusinë dhe Iranin,” vende të tjera “dhe organizata jo-shtetërore” mund të shkaktojnë “dëme në procesin tonë zgjedhor”.

    Kina po përpiqet të influencojë “mjedisin e politik-bërjes” në Shtetet e Bashkuara me synimin për të ndikuar tek gara mes Presidentit Trump dhe pretendenti demokrat në zgjedhje, Joe Biden, tha zoti Evanina.

    Ai shtoi se “aktorë të paidentifikuar në internet dhe palë të tjera” janë përfshirë në fushata dizinformimi që Rusia po i shfrytëzon “për të minuar besimin në procesin tonë demokratik”.

    Irani po ashtu po përhap dizinformim përmes internetit dhe në median sociale në përpjekje “për të minuar institucionet demokratike amerikane dhe për të përçarë vendin para zgjedhjeve,” tha ai.

    Zoti Evanina tha se agjencitë amerikane të zbulimit do të vazhdojnë të ndjekin situatën për të interceptuar “aktorë me qëllime keqdashëse në hapësirën kibernetike” dhe nënvizoi sigurinë e lartë të sistemeve zgjedhore të shteteve amerikane duke thënë se e bëjnë “tepër të vështirë që kundërshtarë të huaj të ndërpresin apo ndryshojnë numërimin e votave pa u diktuar”.

    Ai u bën thirrje amerikanëve të ndihmojnë për të garantuar zhvillimin e një procesi të rregullt zgjedhor duke analizuar me sy kritik informacionin që marrin dhe duke ndjekur praktika të “higjenës së mirë kibernetike dhe mirë-informimit mediatik”. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit po ashtu u bëri thirrje amerikanëve të raportojnë pranë autoriteteve aktivitete të dyshimta./VOA/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.