×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish ambasadori Heldt arrin në Berlin, falënderon kosovarët

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Ish-ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka arritur në Berlin ku edhe është futur në vetizolim.

    Ai tashmë ka hapur një profil të ri në Twitter – pasi atë të ambasadorit gjerman në Kosovë do ta trashëgojë pasardhësi i tij në këtë post – ku cicërimën e parë ka zgjedhur t’ia dedikojë kosovarëve.

    “Kam arritur mirë në Berlin ku jam në vetizolim deri të hënën në mëngjes kur do të testohem. Cicërima e parë i dedikohet miqve të mi në Kosovë për t’i falënderuar për të gjitha përshëndetjet në rrjetet sociale. Jam akoma plotësisht i emocionuar, mirënjohës dhe ju përulem. E kam bërë vetëm punën time…por, e kam shijuar jashtëzakonisht shumë”, ka shkruar Heldt në Twitter.

    Pasi i ka përfunduar mandati si ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Heldt gjatë ditës së djeshme përmes një videoje në Twitter ka falënderuar të gjithë kosovarët për mikpritjen dhe miqësinë që i kanë ofruar.

    Ai, duke iu referuar një thënie gjermane, ka thënë se po e lë një valixhe në Kosovë ku do të kthehet sërish si mik.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.