×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 1 mijë e 300 raste aktive me COVID-19 në kryeqytet

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Komuna e Prishtinës po vazhdon të kryesojë listën e vendeve më të infektuara në Kosovë, ku që nga 20 marsi, kur edhe u konfirmuan të infektuarit e parë me Covid-19 në këtë komunë, deri më sot janë shënuar dy mijë e 130 raste me koronavirus.

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka bërë të ditur se në Prishtinë, sipas rezultateve të djeshme që i kanë marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 20 persona të infektuar janë shëruar, ndërsa 77 janë konfirmuar si të infektuar.

    Ai tutje tha se edhe një mijë e 305 raste vazhdojnë të jenë aktive, ndërkaq gjithsej 804 pacientë tashmë janë shëruar plotësisht.

    Sa i përket numrit të pacientëve të cilët po trajtohen në Klinikat e QKUK-së, i pari i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës tha se ky numër vazhdimisht ndryshon, por që sillet rreth 30 deri në 35 pacientë, prej të cilëve ka edhe në gjendje kritike.

    “Numri i pacientëve me COVID-19 që janë duke u trajtuar në spital sillet diku nga 30 deri në 35, pasi vazhdimisht, çdo ditë lirohen edhe hospitalizohen çdo ditë, është numër i ndryshueshëm që sillet rreth 30-35 çdo ditë. Kemi prej atyre që janë në gjendje të rëndë, por edhe prej atyre që janë në gjendje mesatare, që janë vetëm me oksigjenoterapi”, tha Gashi për Telegrafin.

    Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga komuna e Prishtinës janë 24 pacientë të infektuar me COVID-19 të cilët kanë përfunduar me fatalitet.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Babai i të mitures B.SH, e cila u gjet mbrëmë në një banesë në Fushë Kosovë me dy burra të moshës madhore,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash i kanë dhënë 31 milionë euro për mbrojtjen e të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi i ka reaguar kryesuesit së seancës konstituive, Avni Deharit, pas dështimit të tentimit të 46-të...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Fadil Demaku, deputeti i betuar i PDK-së nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar VV-në që nuk po mbajnë përgjegjësi...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Pasi Komisioni për Votim të Fshehtë nuk u formua, kryesuesi...
    Lajme13 Korrik 2025
      Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka refuzuar sërish të flasë për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se presidenti amerikan,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se as sot s’pret ndonjë ndryshim në bllokadën e krijuar në Kuvendin e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka deklaruar para medieve se si subjekt politik nuk presin diçka të re as nga...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka bërë përpjekje për bashkëpunim me qeverinë sa i përket projekteve për kryeqytetin. “Përkundër...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.