×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    A mund të infektohemi dy herë nga koronavirusi? Tregojnë shkenctarët britanikë

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Shkencëtarët britanikë tregojnë se a mund të infektohemi dy herë nga koronavirusi.

    Një studim i ri së fundmi ka treguar se imuniteti ndaj virusit mund të jetë afatshkurtër, gjerësisht nga pacientët të cilët u shëruan nga coronavirusi.

    Sipas mediave të huaja, shkencëtarët e King’s College London, studiuan më gjerë se si trupi e lufton coronavirusin me antitrupa, si dhe sa kohë zgjasin ato edhe pas shërimit.

    Raportohet se 96 pacientët që ishin pjesë e studimit, kishin antitrupa që mund të neutralizonin si dhe të ndalon coronavirusin. Por, nivelet filluan të veniten gjatë tre muajve të studimit.

    Si mund të bëhesh imun ndaj coronavirusit?

    Sistemi ynë imunitar shërben për të mbrojtur trupin ndaj një infeksioni, dhe mund të shërbejë në dy mënyra.

    Mënyra e parë, imuniteti është gjithmonë i gatshëm të hidhet në veprim sapo të zbulohet ndonjë pushtues i huaj në trup. Ky është i njohur si reagim i lindur imunitar, me këtë rast ai lëshon kimikate dhe qeliza të bardha të gjakut, që mund të shkatërrojnë qelizat e infektuara.

    Por ky sistem nuk vlen gjerësisht edhe për coronavirusin. Dhe nuk do t’ju japë imunitet ndaj coronavirusit.

    Përkundrazi, trupi ka nevojë për “adaptim” imunitar. Kjo përfshin, qelizat të cilat prodhojnë antitrupa që mund të luftojnë virusin dhe të prodhojnë qelizat T, të cilat sulmojnë vetëm qelizat e infektuara me virus, i cili njihet ndryshe si reagim qelizor.

    Mirëpo, kjo procedurë kërkon kohë – studimet sugjerojnë se trupit i duhen rreth 10 ditë për të filluar prodhimin e antitrupave që mund të sulmojnë edhe coronavirusin, sakaq edhe pacientët e sëmurë zhvillojnë përgjigje më të forte imune.

    Nëse “adaptimi” imunitar rezulton i fuqishëm, atëherë kjo mënyrë do mbrojë njerëzit në të ardhmen.

    Ndërkohë, ende nuk dihet nëse personat që kanë simptoma të buta të coronavirusit, ose edhe asnjë simptomë, të mund të zhvillojnë përgjigje të mjaftueshme “adaptive” imunitare, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

    Studimi i rolit të qelizave T, është ende në zhvillim.

    Mirëpo, një studim së fundmi zbuloi se njerëzit që rezultojnë negativë nga coronavirusi, mund të zhvillojnë edhe më tej imunitet ndaj sëmundjes.

    Secili person i cili rezultoi pozitiv në zhvillimin e antitrupave, u gjetën në trupin e tyre dy lloje të qelizave T, që mund të shkatërrojnë qelizat e infektuara.

    Sa mund të zgjasë imuniteti tek njerëzit?

    Imuniteti kundër Coronavirusit të ri, SARS-CoV-2, nuk dihet ende sa mund të zgjasë, por ekzistojnë edhe gjashtë coronaviruse të tjera që infektuan njerëzit, të cilat mund të japin një pasqyrë.

    Katër prej coronaviruseve prodhojnë simptoma të ftohjes së zakonshme dhe imuniteti është afatshkurtër. Studimet treguan se disa pacientë mund të ri-infektohen brenda një viti.

    Mirëpo, ftohja e zakonshme është në përgjithësi e butë. Ekzistojnë edhe dy coronaviruse problematike – ato që shkaktojnë sindromin e rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) dhe sindromin e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), në të cilat antitrupat janë zbuluar disa vjet më vonë.

    “Pyetja nuk qëndron nëse njerëzit mund të bëhen imunë, por sa zgjasë ky imunitet”, tha Paul Hunter, profesor në Universitetin e Anglisë Lindore.

    “Imuniteti nuk mund të zgjasë për tërë jetën”, u shpreh ai.

    “Bazuar në studimet e antitrupave në SARS, është e mundur që imuniteti të zgjasë rreth një deri në dy vite, megjithëse kjo ende nuk është vërtetuar me saktësi”, rrëfen Hunter.

    Sidoqoftë sipas artikullit në BBC, edhe në qoftë se njeriu nuk posedon një imunitet të plotë, një infeksion i dytë nuk do të rezultonte edhe aq rëndë tek trupi i një personi.

    A mund të preken njerëzit dy herë nga coronavirusi?

    U raportua tashmë se disa persona u përballën me infeksione të shumta të coronavirusit, në një hapësirë të shkurtër kohore.

    Mirëpo, problemi qëndron në konsensuesin shkencor, gjerësisht tek testimi – pasi pacientët mund të jenë informuar keq, dhe të njëjtit mund të kenë menduar se janë shëruar nga virusi.

    Askush nuk është ri-infektuar qëllimisht nga virusi, në mënyrë që ata të testojnë edhe imunitetin, por një racë e majmunëve u infektuan sërish.

    Ata u infektuan dy herë, një herë për të zhvilluar imunitet dhe pastaj edhe në herën e dytë tre javë më vonë.

    Ndërkohë këto eksperimente shumë të kufizuara, treguan se ata nuk shfaqën simptoma sërish pas një infeksioni të dytë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Dy persona janë plagosur me armë zjarri sot në Sarandë. Sipas mjekëve të Spitalit të Sarandës, mësohet se të dy kanë marrë...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka folur për pjesëmarrjen e Albin Kurtit në Symi Symposium të Greqisë. Guri...
    Lajme17 Korrik 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave afër Liqenit të Livoqit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kryediplomati serb Marko Gjuriq dhe shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Petar Petkoviq kanë reaguar pas deklaratave të Presidentes Osmani  lidhur...
    Lajme17 Korrik 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se bashkë me profesorin Alush Gashi, e takuan st Gino Mulliqin, nga Peja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se korriku i vitit 1998 shënon një nga faqet më të lavdishme të historisë së...
    Opinione17 Korrik 2025
    Nga: Halil Matoshi Në Kosovë po shkohet kah shpërbamia e rendit kushtetues, ku shteti s’po trajtohet si sovran, por si nji entitet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.