×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Kosovës i duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe jo dialog teknik

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Ish-ministri i jashtëm, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosovës i duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe jo dialog teknik.

    Anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh edhe deputet i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosovës, në përfundim të dialogut i duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe jo një dialog teknik.

    Hoxhaj ka thënë se kryeministri Hoti dhe qeveria e tij kanë hyrë në dialog pa platform, e pa astrategji.

    “Ne mendojmë që dialogu nuk është i përgatitur meqë qeveria e Kosovës ka hyrë në dialog pa platmormë, pa asnjë strategji, pa konsensus të brendshëm në mes të partive politike, pa një koordinim institucional, pa ndonjë përvojë që ka kryeministri dhe pa asnjë ekspert të vetëm dhe si rrjedhojë takimet formale të cilat po mbahen nga kryeministri për ne nuk kanë një vlerë”, ka thënë Hoxhaj në Euronews Albania.

    Ai, ndër tjera ka thënë se nëse dialogu Kosovë-Serbi nuk ka një marrëveshje përfundimtare e cila do të sillte njohjen e ndërsjelltë, Kosova mund të lëvizë në status quo.

    “Mënyra se si z.Hoti ka marrë pjesë në takimin në Bruksel dhe mënyra se si ka qenë i papregatitur përmbajtësisht, nuk na lejon neve si opozitë që të themi se ka qenë qasje e mirë. Ne nuk marrim pjesë në një proces i cili ka qenë i papregatitur politikisht por në të njëjtën kohë duhet të mëndojmë se si partnetët tanë amerikanë dhe evropianë të mos jenë në një lloj rivaliteti me njëri-tjetrit për merita por të ketë koordinim edhe mes tyre.”, ka shtuar tutje Hoxhaj.

    “Frikën që e kemi në Prishtinë është që nëse nuk ka një marrëveshje përfundimtare e cila do të sjellë njohjen e ndërsjelltë, ne mund të lëvizim në status-quo.”, ka thënë Hoxhaj.

    Deputeti i PDK-së, ka vënë në theks të veçantë se Kosovës i duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe jo një dialog teknik.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.