×
  • Lajme
  • Lajme

    Skenderi i shkruan letër Hotit: Rëndësi t’i kushtohet ndalimit të diskriminimit të komunitetit RAE

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Isak Skenderi, drejtori ekzekutiv i  Organizatës  Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve, i është drejtuar me një letër kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.

    Në këtë letër Skenderi përshkruan në detaje gjendjen jo të mirë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë.

    Ai i bëri thirrje institucioneve të Kosovës që t’i kushtojnë rëndësi ndalimit të diskriminimit të këtyre komuniteteve.

    Tutje në porosinë për kreun e ekzekutivit thuhet se ekzekutivi duhet të bëjë më shumë për romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit në arritjen e objektivave në strehim, arsim dhe shëndetësi.

    Letra e plotë:

    Avdullah Hoti,
    Kryemnistër
    Qeveria e Kosovës

    I nderuari z. Hoti,

    Me datën 5 korrik 2019, Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Kryeministri i atëhershëm, Z. Ramush Haradinaj, ri-përsëriti edhe njëherë angazhimin e Qeverisë së Kosovës për Integrimin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në shoqërinë tonë dhe u zotua që do të përshpejtojë përpjekjet tona në procesin e hyrjes në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin rajonal duke nënshkruar Deklaratën Poznanit të Partnerëve të Ballkanit Perëndimorë për Integrimin e Romëve brenda procesit të zgjerimit të BE=së.

    Qeveria e Kosovës në këtë mënyrë u angazhua për të vazhduar dhe forcuar përpjekjet për barazi dhe integrim të plotë të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve përmes implementimit të “Konkluzionet e Përbashkëta të Seminarëve Rom”.

    Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës u zotua, ndër të tjera, të rrisë nivelin e punësimit të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në sektorin publik në mënyrë proporcionale të numrit të këtyre komuniteteve në popullatën e përgjithshme. Për më tepër, Qeveria u zotua gjithashtu që të forcojë strukturat qeveritare kundër diskriminimit dhe të krijojë një nën-ndarje specifike për mosdiskriminimin e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve brenda organeve zyrtare të mos diskriminimit për të procesuar ankesat nga Romët, Ashkali dhe Egjiptianet, t’ju ofrojnë mbështetje ligjore për viktimat e dyshuara dhe të identifikojnë skemat e diskriminimit, përfshirë diskriminimin institucional dhe të fshehur.

    Në këtë ngjarje dhe përveç sa u tha më sipër, Qeveria e Kosovës bëri një zotim për tu angazhuar për arritjen e objektivave specifike në fushat e strehimit, arsimit, shëndetësisë dhe regjistrimit civil. Ai është zotuar që të përdorë të dhënat e disponueshme për të formuar politika të bazuara në prova për integrimin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve dhe të angazhohet për krijimin e një mekanizmi të duhur për monitorimin dhe raportimin; Të sigurohet që të forcojë dhe mbështes Pikat Kombëtare të Kontaktit të Romëve; U pajtuan për të zhvilluar, miratuar dhe zbatuar standarde rajonale për publikimin e buxhetimit në lidhje me integrimin Rom, Ashkali dhe Egjiptian; Përkushtohet të krijojë kanale zyrtare dhe mekanizëm për përfshirjen e përbashkët të Qeverisë dhe komuniteteve të përmendura.

    I nderuar zoti Hoti, ndërsa shpreh mirënjohjen time të plotë me ju për sfidat me të cilat jeni duke u përballur dhe po kaloni aktualisht ndër të tjera, paqëndrueshmërinë politike në vend për shkak të ndërrimeve të shpeshta në Qeveri gjatë këtij viti si dhe përhapja e Pandemisë COVID 19, dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të tërheq vëmendjen tuaj për gjendjen e tmerrshme të komuniteteve të përmendura, e cila është përkeqësuar edhe më shumë në muajt e fundit.

    Tashmë ka kaluar një vit nga nënshkrimi dhe adaptimi i Deklaratës së Poznan-it për Përfshirjen e Romëve në Poznan, Poloni, ndërsa publiku i gjerë në Kosovë ende nuk ka ndonjë informatë mbi asnjë proces në lidhje me këtë, e as ne të cilët jemi duke punuar në këtë fushë nuk mund të shohim ndonjë ndryshim të dukshëm në jetën e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve që lidhet me objektivat dhe angazhimet e nënshkruara në Deklaratë. Prandaj, do ta vlerësoja shumë nëse do të na informonit për masat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë tani e tutje.

    I nderuari Z. Hoti, ne ju bëjmë thirrje që të ndërmerrni veprime të menjëhershme për zbatimin e masave pasi është me rëndësi parësore jo vetëm për proceset e Integrimit Evropian të Kosovës, por edhe për jetën dhe mirëqenien e individëve dhe familjeve rome, ashkali dhe egjiptiane.

    Organizata jonë vazhdon të investojë për ta bërë Kosovën një shtëpi më të mirë për të gjithë, dhe për këtë arsye vazhdimisht ka mbështetur familjet e cenueshme Rom, Ashkali dhe Egjiptian në sfera të ndryshme të jetës publike, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, fushat e arsimit, punësimit dhe strehimit. Duke marrë parasysh misionin dhe ekspertizën tonë, ne do të jemi të lumtur të ndajmë me ju çdo informacion shtesë dhe ekspertizën tonë në identifikimin dhe hartimin e modaliteteve më të mira për integrimin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve. Për informata apo pyetje shtesë ju lutemi mos hezitoni të më kontaktoni.

    Ju faleminderit parapakisht për përkrahjen dhe bashkëpunimi tuaj!

    Sinqerisht,

    Isak Skenderi
    Drejtor Ekzekutiv
    Voice Of Roma, Ashkali and Egyptians – VoRAE

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.