×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Me më pak se 2 mijë raste, Mali i Zi rishpall epideminë e Coronavirusit në gjithë territorin

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Autoritetet e Malit të Zi e kanë shpallur sërish epideminë e koronavirusit në tërë territorin e vendit. Njoftimi është bërë nga ana e qeverisë malazeze.

    Më 2 qershor vendi i Ballkanit Perëndimor e kishte shpallur të përfunduar epideminë, mirëpo në javët e fundit, numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri, ka shënuar rritje.

    Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.920 ndërsa janë regjistruar 26 vdekje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

    Veshja e maskës mbrojtëse në mjedise të hapura dhe të mbyllura është e detyrueshme në territorin e Malit të Zi, përveç plazheve dhe parqeve kombëtare, me kushtin e mbajtjes së distancës fizike.

    Tubimet janë të kufizuara në 40 persona në vende të hapura publike dhe në 20 persona në vende të mbyllura.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Volodymyr Zelensky është takuar në Kiev me të dërguarin special amerikan, Keith Kellogg. Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve diplomatike për...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka dalë hapur në përkrahje të kthimit të rekrutimit të detyrueshëm ushtarak, një sistem që ishte pezulluar...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Pas 14 vitesh, rrjeti televiziv rajonal Al Jazeera Balkans (AJB) zyrtarisht mbyllet – transmetimi i fundit i lajmeve ishte të shtunën (12.7.),...
    Të tjera
    Lifestyle14 Korrik 2025
    Kosi është një opsion i preferuar dhe i shëndetshëm për mëngjes ose meze të lehtë, është i pasur me probiotikë, kalcium, zink...
    Opinione14 Korrik 2025
    Akademik Arsim Bajrami: Gjykata Speciale ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke cënuar proceset e...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në muajin maj të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 mijë e 169, ose 16,7 për qind më shumë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar ashpër ndaj bllokimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se 882 milionë euro janë të bllokuara...
    Vip14 Korrik 2025
    Duket se nga jeta private e ish-banores së “BBVK”-së, Brikenda, kemi risi. Me anë të një “Instastory” na la të kuptojmë që...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në Gjykatën e Hagës po zhvillohet seanca gjyqësore rreth Aktgjykimit të Apelit ndaj Pjetër Shalës. Shala, nuk mori pjesë fizikisht në seancën...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.