×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Oda Amerikane shpreh ngushëllimet për vdekjen e ndërmarrësit Latif Kryeziu

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Përmes një telegrami dërguar në emër të të gjithë anëtarëve të saj, Bordit të Guvernatorëve dhe stafit, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu me rastin e vdekjes së ndërmarrësit Latif Kryeziu.

    Përmes një komunikate për media, Oda Amerikane çmon tejmase kontributin që Kryeziu ka dhënë në fuqizimin e sektorit privat në Kosovë dhe në zhvillimin ekonomik të vendit në veçanti, përmes krijimit të mijëra vendeve të punës. Përmes angazhimit të tij në sektorin privat për mbi tri dekada, z. Kryeziu i ka lënë Kosovës ndërmarrje të fuqishme të cilat janë ndër tatimpaguesit më të mëdhenj të vendit si AL Petrol dhe Shell Kosova, Royal, ndërsa së fundmi po punonte me ngazëllim të veçantë edhe në hapjen e hotelit të parë të zinxhirit amerikan Hilton në Kosovë.

    Kryeziu ka demonstruar edhe një angazhim të pashembullt përgjatë katër muajve të fundit pas shpërthimit të pandemisë COVID19 në ngritjen e shqetësimeve të komunitetit afarist në Kosovë, por edhe në ofrimin e rekomandimeve konkrete për tejkalimin e vështirësive me të cilat po përballet sektori privat në Kosovë.

    Oda Ekonomike Amerikane është krenare dhe përherë falënderuese për përkrahjen e vazhdueshme të z. Kryeziu për të gjitha aktivitetet e saj, përfshirë edhe ato filantropike, ndërsa, nga dita e sotme, Republikës së Kosovës do t’i mungojë një ndërmarrës i palodhshëm dhe një avokues i zëshëm i komunitetit të biznesit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.