×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli kthen në rigjykim rastin e njohur si “Syri i Popullit”

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Gjykata e Apelit ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurve A.Ll., S.R., R.S., H.H, B.K., R.T., B.L dhe M.J. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 30.04.2020, është anuluar dhe çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim, për tu proceduar nga shqyrtimi fillestar. Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, vendosi që të pandehurit A.Ll. dhe M. J. të mbeten nën masën e paraburgimit, deri sa gjykata e shkallës së parë të marrë vendim tjetër, ndërsa të pandehurit S.R., t’i ndërpritet menjëherë masa e paraburgimit, dhe t’i caktohet masa e paraqitjes në stacion policor.

    Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, e po ashtu se është shkelur edhe ligji penal. A.Ll. muaj më parë, ishte shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë për veprat penale ”Hakmarrja në ndihmë”, “Sulm Seksual“ dhe ”Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, vepra këto të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), për çka është gjykuar më 12 vjet burgim. S. R., R. S., H. H. dhe B. K., ishin shpallur fajtor për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, dhe janë dënuar, S.R. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 viteve, R.S. më 4 vite burgim dhe H.H. më 3. B.K. ishte shpallur fajtor edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe është dënuar me dënim unik me burgim prej 3 viteve. R.T. për veprën penale “Mos lajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve.

    Ndërsa B.L. për veprën penale “Mos lajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre“, është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve. Ndaj të akuzuarit tjetër të këtij rasti M.J. ishte shqiptuar Masa e Trajtimit të Detyrueshëm Psikiatrik me Ndalim në Institucionet e Kujdesit Shëndetësor në kohëzgjatje prej 10 viteve, për shkak të veprave penale “Hakmarrja”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.