×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta thajnë liqenin e Fierzës

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Liqeni i Fierzës po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij. Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta ne Kukës, po pakësojnë ndjeshëm prurjet e lumenjve që furnizojnë ujëmbledhësin më të madh në vend.

    Të dy lumenjtë e mëdhenj që furnizojnë liqenin, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi nuk sjellin më shumë se 50 metër kub ujë në sekondë. Niveli i ujit po zbret çdo ditë kurse kuota ka zbritur në 287.88 metra mbi nivelin e detit nga 296.5 e kuotës maksimale.

    Këto të dhëna tregojnë se situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet mesatare të Drinit janë nga 250 deri në 300 m kub ujë për sekondë ndërsa rreziku për rënie në nivele kritike ekziston, për shkak të parashikimeve për motin e nxehtë dhe temperaturat e larta që do të shoqërojnë javën e fundit të korrikut dhe muajin gusht.

    Hidrocentrali i Fierzës, aktualisht punon me tre turbina. Thatësira, ka ndikuar ndjeshëm në shtimin e rasteve te zjarreve masive pyjore dhe pakësimin e furnizimit të banorëve me ujët të pijshëm/VizionPlus.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.