×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nevojë për përkrahje më të madhe

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Me rishikimin e buxhetit dhe për shkak të krizes ekonomike, Shërbimi Korrekteus i Kosovës i është shkurtuar buxheti në shumë prej 750.000 eurosh e që, sipas KMDLNj -së kjo do të reflektohet në mbarëvajtjen e punës së këtij Shërbimi, stafit korrektues dhe personave të privuar nga liria.

    “Në raportet e mëparshme monitoruese të KMDLNj-së, njëri ndër problemet kryesore që e vështirëson punën e SHKK – së ishte pikërisht buxheti i pamjaftueshëm dhe i centralizuar prandaj si rekomandim i KMDLNj – së ishte rritja e buxhetit, decentralizimi i buxhetit dhe ngritja e kapaciteteve ekonomike brenda hapësires së institucioneve të paraburgimit dhe korrektuese”, thuhet në komunikatë.

    “KMDLNj e ka parasysh gjendjen e vështirësuar ekonomike si pasojë e pandemisë të shkaktuar nga COVID-19 mirëpo shkurtimi i buxhetit nuk duhet të zbatohet ndaj disa shërbimeve me peshë të veçantë e që paraqesin interes edhe për sigurinë e vet shtetit në ndërkohë që SHKK-ës është hallkë shumë e rëndësishme e këtij zinxhiri të sigurisë. Stafi korrektues duhet të përtërihet me kuadro të reja dhe duhet të investohet në ngritjen profesionale të tyre përmes trajnimeve brenda dhe jashtë vendit si dhe vizitave studimore në vendet që kanë përvojë dhe ekspertizë të dëshmuar në këtë fushë. Sidomos duhet të shkollohet dhe profesionalizohet një gjeneratë e re e oficerëve dhe oficereve korrektuese që punojnë me të mitur, femra të privuara nga liria dhe të privuar nga liria të grupeve të margjinalizuara”, thuhet më tej.

    Përmes një komunikate për medie, ky institucion thotë se SHKK ka nevojë imediate të përmirësojë shërbimet shëndetësore sikur edhe të krijojë vende të reja pune për personat e privuar nga liria në mënyrë që më lehtë ta kalojnë programin e risocializimit.

    “Në këtë kontekst, KMDLNj vlerëson se shkurtimi i buxhetit për SHKK- ës është veprim që e bënë këtë shërbim të vendnumërojë në vend se ta përcjellë dhe përshpejtojë trendin e përparimit dhe zhvillimit sikur edhe të përafrojë zbatimin e standardeve ndërkombëtare për stafin korrektues dhe personat e privuar nga liria. KMDLNj pret dhe shpreson se do të gjindet ndonjë mënyrë e kompensimit të buxhetit të shkurtuar për SHKK që të mos rrezikohet dinamika dhe cilësia e punës së SHKK -së në të kundërtën do te destimulohej stafi korrektues e që pasojat do t’ i bartnin pikërisht personat e privuar nga liria”, përfundon komunikata.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.