×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nga e hëna në “Qendrën e Studentëve” fillojnë testimet serologjike

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Nga nesër pritet që në kryeqytet të fillojnë testimet serologjike për Covid-19. Këto testime do të bëhen në “Qendrën e Studentëve”, derisa prioritet do të jenë grupet më të rrezikuara me simptoma.

    KosovaPress mëson se janë duke u bërë përgatitjet e fundit për testimin e aparateve dhe metodologjisë dhe që nga nesër të fillohet me këto testime.

    Personat me sëmundje kronike, të tjerë që janë të konfirmuar me Covid-19 dhe me simptoma më të rrezikuara do të jenë prioritet për testim serologjik.

    Për këtë ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se janë pranuar makinat e para, si edhe testet serologjike për Covid-19 në këtë komunë, ndërsa janë testuar 60 personat e parë.

    “Nga e hëna do të fillojmë edhe me testim të qytetarëve, duke prioritizuar grupet e rrezikuara me simptoma. Momentalisht, jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë, e brenda dy javësh do të jemi me kapacitet rreth 400 në ditë. Synimi primar në fillim është që përmes hulumtimit me 1000 persona në Prishtinë ta dimë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin. Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga marsi (1600 total – mostra rreth 600 të kuptojmë imunitetin, sa krijohet, te kush, dhe sa gjatë zgjat). Na priftë e mbara në këtë kapitull të ri”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ndërkohë drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi thotë për KosovaPress se nga nesër do të diagnostikohen personat me Covid-19 pa u testuar, dhe në bazë të simptomave.

    Ibrahimi: Mjekët familjarë do të fillojnë diagnostikimin e personave pa i testuar

    “Komunat e kanë pranuar nga niveli qendror një rekomandim nga IKShP ku thuhet që mjekët familjarë nga qendrat familjare të Kosovës do të fillojnë diagnostikimin e personave me Covid-19 pa i testuar, do të thotë në bazë të simptomave. Dhe këtë do të fillojnë ta zbatojnë që nga e hëna, apo dita e nesërme”, ka thënë ai.

    Ibrahimi derisa ka folur për testimet serologjike, ka njoftuar se së shpejti do të fillojnë edhe në komunat e tjera me testime të njëjta. /KosovaPress/

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shpjeguar në seancën e Kuvendit arsyet pse partia e saj nuk ka mbështetur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se ishin partitë opozitare ato që nuk deshën zgjidhje për të shkuar para me...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të seancës së 54-të konstituive ka thënë se “çka t’i themi Avni Deharit”, ishte pyetja...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka konfirmuar takimin e sotëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Limaj tha se në takim...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se asnjë i ri apo e...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pak para seancës, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka denoncuar një tjetër incident, duke thënë se është përballur me një burrë që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do ta votonte kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi vetëm në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit të qindra vatrave zjarri në komuna të ndryshme të vendit, duke i cilësuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.