×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Studim: Koronavirusi e ka shkurtuar jetëgjatësinë e britanikëve për gati dy vjet

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Sipas një studimi britanik, koronavirusi e ka shkurtuar pothuajse për dy vjet jetëgjatësinë e burrave dhe grave.

    Jetëgjatësia e popullsisë në Angli dhe Uells vazhdimisht ka qenë duke u përmirësuar në 50 vjetët e fundit, para se të stagnonte gjatë dekadës së kaluar, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, kriza e koronavirusit, nga e cila deri më tani në Britani kanë vdekur rreth 54,000 persona, e ka kthyer nivelin e jetëgjatësisë në shkallën e vitit 2008, thonë ekspertët e Universitetit të Oksfordit.

    Koronavirusi e ka shkurtuar jetëgjatësinë e grave nga 83.5 vjet vitin e kaluar në 81.8 vjet për këtë vit, ndërsa për burrat e ka shkuartuar nga 79.9 në 78 vjet.

    Joe Manuel Aburto nga Departamenti i Sociologjisë në Universitetin e Oksfordit tha: “Ne kemi ofruar vlerësime për jetëgjatësinë për vitin 2019 dhe pjesën e parë të këtij viti, që tregojnë se jetëgjatësia ka rënë për 1.7 dhe 1.9 vjet për gratë dhe burrat mes kësaj periudhe.

    Jetëgjatësia vlerësohet si tregues për shëndetin e përgjithshëm të popullsisë dhe mund të hedhë dritë për pasojat e përgjithshme të pandemisë.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Australia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj udhëheqësit rus të bandës së krimit kibernetik “LockBit”, thanë të martën autoritetet britanike...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Vizita e liderit kinez Xi Jinping në Serbi, aleatin evropian, të martën përkon me një datë simbolike: 25 vjetorin e bombardimit të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena, por duhet angazhim në mënyrë aktive ndaj...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.