×
  • Opinione
  • Opinione

    Kush do ta formojë Qeverinë në Maqedoninë e Veriut?

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Rezultatet e para tregojnë se formimi i qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë një proces i lehtë. Ndërkohë që Komisioni Shtetëror Zgjedhor ende nuk ka konfirmuar rezultatet finale dhe shpërndarjen e mandateve me formulën e D’Hontit, duket se LSDM ka fituar 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, koalicioni ASH-AAA 12, Levica (E majta) 2 dhe PDSH ka 1 deputet.

    Këto numra paralajmërojnë një periudhë të gjatë, të mundimshme dhe me shumë të papritura në formimin e qeverisë. Në bazë të nenit 90 të Kushtetutës, mandat për formimim e qeverisë merr ai politikan që siguron ose mund të sigurojë shumicë prej së paku 61 deputetësh në Parlament.
    “Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej 10 ditësh nga konstituimi i kuvendit mandatin për formim të qeverisë t’ia jap kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicën në parlament. Mandati në afat prej 20 ditësh nga dorëzimi i mandatit, kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e qeverisë.Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, thuhet në Kushtetutë. Mandatin e jep presidenti i shtetit, ndërkohë që ky rol i tij në të shumtën e rasteve është formal. Në rastet kur ka mosmarrëveshje rreth asaj se kush duhet të marrë mandat ose cili ka shumicën në Parlament, atëherë rili i presidentit të shtetit është vendimtar në caktimin e mandatarit.

    Pritet që mandati t’i jepet liderit të partisë fituese LSDM, Zoran Zaev, i cili do të ketë në dispozicion 20 ditë ta formojë qeverinë. Para vetes do të ketë dy mundësi: e para – të formojë qeveri me BDI-në dhe kështu të sigurojë një shumicë minimale (46+15); dhe e dyta – me koalicionin ASH-AAA, Levicën dhe PDSH (46+12+2+1). Të dy skenarët janë vështirë për t’u realizuar, ndërkohë që i dyti duket edhe i pamundshëm edhe i paqëndrueshëm. Zaev si mandatar do të duhet të trokasë te dera e Ahmetit, me të cilin kishte përplasje të fuqishme retorike gjatë fushatës. Pozicioni fillestar i BDI-së në negociata do të jetë posti i kryeministrit, gjë që duket se nuk mund ta pranojë LSDM. Varianti i dytë i Zaevit do të jenë Ziadin Sela e Afrim Gashi, Dimitar Apasiev dhe Menduh Thaçi. Duket si mision i pamundur bërja bashkë në një koalicion i Selës dhe Thaçit, deri në vitin 2013 ishin bashkë në PDSH, si dhe bindja e Apasievit të përkrahë Zaevin, kur dihet se ngritja e tij në skenën politike ishte mbi retorikën e ashpër anti-LSDM. Pra, në të dyja variantet Zaev do ta ketë vështirë të formojë shumicë parlamentare.

    Nëse LSDM brenda 20 ditëve nuk arrin të sigurojë së paku 61 nga gjithsej 120 deputetë në Parlament, atëherë presidenti i shtetit ia jep mandatin partisë së dytë, në këtë rast VMRO-DPMNE-së. Lideri i saj Kristian Mickovski mund të arrijë te shumica minimale me BDI-në dhe Levicën (44+15+2), por nuk ka alternativë pa partinë e Ahmetit. Ky i fundit edhe me VMRO-DPMNE-në pritet ta vë në tavolinë kushtin e kryeministrit, të cilin kjo parti nuk është shprehur e prerë kundër.

    Në rast se brenda afatit 20 ditor as VMRO-DPMNE nuk arrin ta formojë qeverinë, atëherë mandati i kalon partisë së tretë – BDI-së. Ky është një skenar më pak i mundur, por nëse ndodh Ahmeti do të ketë para tij dy opsione: i pari – të bindë LSDM ta përkrahë pasi t’a ketë refuzuar në formimin e qeverisë Zaev; dhe i dyti – të lidhë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, ASH-AAA dhe mbase PDSH. Opsioni i dytë duket më lehtë i realizueshëm pasi partia e Mickovskit nuk ka kundërshtuar me vendosmëri mundësinë e një kryeministri shqiptar, kurse partitë shqiptare madje e kanë përkrahur si ide.

    Duke marrë parasysh këto konfiguracione dhe matematika paszgjedhore, formimi i qeverisë mund të zgjasë deri në tre muaj. Gjatë kësaj periudhe shumë të papritura mund ndodhin, ndërkaq nuk përjashtohet mundësia që vendi sërish të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.