×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Disa nga rregullat për të qenë menaxher i suksesshëm

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Çka e bën një menaxher të mirë? Për disa, menaxhimi nënkupton kontroll dhe rrugë të lirë, ndërsa për të tjerët gjithçka ka të bëjë me udhëheqjen. Ka debate të shumta nëse menaxhimi si aftësi është i lindur apo i fituar. Faktorë të ndryshëm si karizma, personaliteti, aftësia për të deleguar punët, si dhe një vizion i qëndrueshëm janë vetëm disa aspekte që natyrisht lidhen me menaxhimin. Menaxherët mund të jenë një burim i shkëlqyeshëm motivimi në vendin e punës.

    Një menaxher ka detyra të ndryshme si balancimi midis detyrimeve personale të punës, delegimin e detyrave për punonjësit që i ka nën vëzhgim si dhe raportimi i punës për menaxhmentin e lartë. Menaxherët nuk lindin domosdoshmërisht në udhëheqje, por udhëheqësit e mirë shpesh bëhen menaxherë të shkëlqyeshëm sepse kuptojnë çelësin e mbikëqyrjes së duhur.

    Përmes këtij artikulli ju ofrojmë disa këshilla për të qenë një menaxher i mirë, për të krijuar një kulturë kohezive të ekipit, si dhe për të arritur rezultate të jashtëzakonshme.

    Rezultatet nuk do të mungojnë kur përkrahni ekipin tuaj

    Disa menaxher nganjëherë mund të kenë pasiguri nëse dikush mund t’ia rrezikoj pozitën që ka. Sidoqoftë, nuk ka të bëj gjithmonë me konkurrencën. Nëse ju si menaxher mund të përmirësoni anëtarët e ekipit tuaj dhe aftësitë e tyre, duke i inkurajuar ata për sukses, atëherë ata do t’ju kthejnë favorin duke dhënë më të mirën prej tyre.

    Të mësuarit se si të jesh një menaxher i mirë fillon nga udhëheqja dhe frymëzimi, mësimi dhe përgatitja e të tjerëve se si t’i tejkalojnë sfidat e ndryshme gjatë procesit të punës.

    Një menaxher i mirë gjithmonë dëgjon dhe komunikon

    “Udhëheqësit që nuk dëgjojnë, në fund do të rrethohen nga njerëz që nuk kanë asgjë për të thënë”, Andy Stanley. Si menaxher, ju duhet të krijoni një ekuilibër midis dhënies së udhëzimeve dhe dëgjimit të komenteve. Të jeni në këtë pozicion përveç privilegjit, po ashtu nënkupton në përgjegjësi më të madhe pasi marrja e vendimeve ju takon si menaxher. Nëse nuk ka komunikim të duhur ndërmjet menaxherit dhe ekipit, atëherë krijohet një ambient pune jo miqësor dhe kjo pastaj ndikon drejtpërdrejt në ecurinë e punës.

    Menaxhimi efektiv nënkupton marrjen e përgjegjësisë

    Shumica e menaxherëve të rinj e kanë të vështirë të marrin përsipër përgjegjësi kur gjërat nuk përfundojnë ashtu siç shpresonin, për shembull, mos përfundimi në kohë i ndonjë detyre të caktuar apo menaxhimi jo i duhur i një projekti që nuk shkoi sipas planit. Nëse ka dështim të ndonjë projekti në ekip, ju duhet të jeni të parët që merrni përgjegjësi në vend që të zhvendosni fajin te të tjerët. Kjo do t’i bëjë punonjësit tuaj të ju respektojnë dhe gjithashtu të qëndrojnë pranë jush në të ardhmen.

    Mbani takime kohë pas kohe me secilin anëtar të ekipit

    Se si reagojnë anëtarët e ekipit tuaj ndaj jush është një reflektim se si lidheni me ta. Takoni ekipin tuaj personalisht kur është e mundur dhe pyesni se si po ndihen dhe nëse mund t’i ndihmoni për ndonjë çështje në lidhje me punën apo edhe jashtë saj. Ju mund të keni takime javore administrative me ekipin e plotë dhe takime me secilin nga anëtarët individualisht. Kësisoj, ju do të mësoni më shumë rreth bashkëpunëtorëve tuaj dhe se si zyra lidhet me njëri-tjetrin.

    Një menaxher i mirë vlerëson arritjet e të tjerëve

    Nëse ka një individ të veçantë në ekipin tuaj, duhet t’i përmendni cilësitë e tyre jo vetëm për të rritur moralin e tyre, por edhe për të entuziazmuar pjesën tjetër të anëtarëve të ekipit për arritje më të mëdha./AkademiPune/

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Maj 2024
    Nëse e keni vënë re se duart ose këmbët tuaja kruhen këtë periudhë të vitit, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz zhvillojnë flluska...
    Lifestyle16 Maj 2024
    Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si...
    Lifestyle16 Maj 2024
    DASHI Në dashuri kjo është një periudhë që lë shumë liri veprimi, gjithçka varet nga ju dhe nga ajo çfarë dëshironi. Në...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Vip18 Maj 2024
    Në mbrëmjen gjysmëfinale, prezantuesi i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka bërë zbulimin e madh të finalistëve për edicionin e tretë...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për proceset e fundit politike në Kosovë dhe veçanërisht për mundësinë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.