×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Zhvillimit Ekonomik pagoi dy vjet rresht 18 punëtorë që nuk u paraqiten fare në punë

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Mbi 92 mijë euro të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik vitin e kaluar për t’i paguar 18 punonjës të ish-strukturave paralele serbe pa punuar fare.

    Edhe pse janë punësuar me vendim të Qeverisë së Kosovës të datës 22 korrik 2015, të bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, për shuarjen e të ashtuquajturës “mbrojtje civile” në veri të Mitrovicës, gjatë 2019-s ata nuk ishin paraqitur fare në vendin e punës. Njësoj kanë vepruar edhe gjatë vitit 2018.

    Këta punonjës nuk i kanë kryer detyrat e përcaktuara me kontratë, ndërsa kanë marrë paga. Marrëdhënia e punës për 18 zyrtarët ishte formalizuar në vitin 2016, në Departamentin për Integrime Evropiane, si zyrtarë për monitorim të zhvillimit ekonomik në nivel lokal. Por, për ta nuk ka asnjë dëshmi për realizimin e punëve në përputhje me përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive që janë ngarkuar nga MZHE-ja.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Nëntor 2024
    Misioni Paqëruajtës i NATO-s ka shprehur mirënjohje për punën e tyre në Kosovë. Njësitet e Specializuara Shumëkombëshe të KFOR-it, morën medalje për...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka zbuluar sot në Klan Kosova, se për anëtarësimin ne NATO, Kosova do të ratifikojë...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Sonte ne orët e mbrëmjes në autostradën “Ibrahim Rugova” dalja e autostradës Veternik – Bresje 3, u regjistruan dy aksidente. Rastin për...
    Të tjera
    Lajme04 Nëntor 2024
    Katër motra të lidhura ngushtë me kujtimet e fëmijërisë dhe dashurisë që patën për shtëpinë e prindërve të tyre në Shtime, u...
    Bota/Rajoni04 Nëntor 2024
    Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi ka paralajmëruar që do të kërkojë drejtësi te Gjykata Evropiane për...
    Vip04 Nëntor 2024
    Pas diskutimeve për alfabetin, Vullneti iu ka shpjeguar banorëve se nacionaliteti është një ndjesi. “Nacionaliteti është ndjesi, qysh ti ndihesh, çfarë gjuhe...
    Vip04 Nëntor 2024
    Sara ka vazhduar të ketë hatër mbetje me Gjestin pasi ky i fundit dje tentoi ta hidhte në pishinë. Kësisoj, në një...
    Vip04 Nëntor 2024
    Një 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar në kryeqytet nga pesë persona. Lidhur me këtë, ka reaguar ish-konkurrentja e edicionit të dytë të...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Mes Kosovës dhe Luksemburgut është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes së cilit synohet të ofrohen projekte të reja për mbështetjen e sektorit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.