×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkel: E paqartë nëse BE do të miratojë planin e fondit të rimëkëmbjes këtë javë

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se nuk është e qartë nëse vendet anëtare të BE-së do të arrijnë një marrëveshje për një fond rimëkëmbjeje nga COVID-19 dhe një buxhet shumëvjeçar gjatë një samiti këtë javë, duke pasur parasysh se mbeten ende mosmarrëveshje.

    Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen fizikisht të premten dhe të shtunën për të arritur një kompromis për një paketë stimuluese shumë-miliarda dollarëshe të propozuar nga Gjermania dhe Franca. Debati ka qenë i lidhur me një diskutim për buxhetin afatgjatë të bllokut prej 27-vendesh anëtare.

    Kancelarja Merkel foli me gazetarët gjatë vizitës së kryeministrit italian Giuseppe Conte në Kalanë Meseberg – shtëpia e pritjes e qeverisë gjermane, në veri të Berlinit, ku të dy zhvilluan bisedime. Ajo tha se pozicionet janë ende shumë larg për të bërë parashikime se si do të zhvillohen negociatat.

    Merkel tha se ajo që është e rëndësishme është qëllimi i marrëveshjes.

    “Ajo që duam tani, fondi i rimëkëmbjes ose programi i gjeneratës tjetër të BE-së, duhet të jetë diçka e veçantë. Sepse detyra në fjalë është e madhe, dhe për këtë arsye përgjigjja duhet të jetë gjithashtu e madhe,” tha ajo.

    Njoftimet italiane të lajmeve cituan kryeministrin Conte të ketë thënë se BE-ja duhet të ofrojë “zgjidhje, jo iluzione dhe frikë”.

    Pjesa më e madhe e parave të paketës stimuluese do të shkonin për të ndihmuar vendet që u goditën më shumë nga koronavirusi, dhe ndikimet e tij ekonomike, në vende si Italia dhe Spanja. Disa vende që janë konservatore karshi parametrave fiskalë të BE-së e kundërshtojnë planin francezo-gjerman, sepse kjo do të kërkonte për herë të parë, marrjen e një borxhi nga ana e bllokut në tërësi./VOA/

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim, me të cilin mundësohet kalimi nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka theksuar se ka iniciuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Policia ka bërë...
    Lajme07 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies. Haradinaj...
    Vip07 Maj 2024
    Rita Ora nuk ka munguar as në edicionin e radhës të ngjarjes më të madhe të modës, Met Gala. Artistja shqiptare me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.