×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Armenia dhe Azerbajxhani në prag të luftës, vriten edhe nëntë ushtarë e një civil në kufi

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Shtatë ushtarë të Azerbajxhanit, një civil dhe dy ushtarë të Armenisë janë vrarë të martën, në ditën e tretë të përleshjes së armatosur mes dy shteteve që e zhvilluan një luftë mes vete në vitet e nëntëdhjeta për shkak të rajonit malor, Nagorno-Karabakh.

    Komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar për përleshjen mes këtyre vendeve pjesërisht edhe për shkak të rrezikut për destabizilim në Kaukazin Jugor, rajon që shërben si korridor për naftësjellës dhe gazsjellës që e furnizojnë tregun botëror.

    Zyrtarët e të dyja shteteve thanë se përleshjet që filluan të dielën kanë vazhduar edhe të martën dhe shtetet e akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit dhe bombardim të palës tjetër, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Kerem Veliyev, zëvendësministrës i Ministrisë së Mbrojtjes në Azerbajxhan, tha se në mesin e të vrarëve janë një major-gjeneral dhe një kolonel.

    Në anën tjetër, Ministria e Brendshme e Armenisë njoftoi se të vrarë nga radhët e forcave të saj kanë mbetur një major dhe një kapiten. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Anna Naghdalyan, tha se qyteti Berd është bombarduar, por se forcat armene i kanë shkatërruar bazat e ushtrisë së Azerbajxhanit, nga të cilat u sulmua qyteti.

    Pas Shteteve të Bashkuara dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), thirrje për armëpushim të menjëherëshëm bëri edhe Rusia. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska është e gatshme të shërbejë si ndërmjetëse për ta zgjidhur këtë konflikt.

    Dy ish-republikat sovjetike për një kohë të gjatë kanë qenë në konflikt për shkak të kufirit, kryesisht në rajonin me shumicë armene, Nagorno-Karabakh, ndonëse përleshjet e reja ndodhën rreth rajonit Tavush, në verilindje të Armenisë.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidhur  me ecurinë e Javës së pestë të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë,...
    Sport07 Maj 2024
    Peja i ka dhënë fund serisë së finaleve në Superligën A të volejbollit duke e fituar edhe ndeshjen e tretë. Para rreth...
    Lajme07 Maj 2024
    Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri...
    Lajme07 Maj 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri shpreson që Qeveria të veprojë me mençuri tani që Kosova është në...
    Lajme07 Maj 2024
    Ish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tash kandidat për postin e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi ka thënë se për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.