Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka kritikuar qeverinë Hoti për mënyrën e menaxhimit të Pandemisë, shkruan Gazeta Blic.Kuçi thotë se qeveria aktuale, njëjtë sikur e kaluara, po dështon në përballjen me COVID-19.
“Qytetarët e vendit janë subjekte të vetëdijshme dhe jo qenie të nënshtrueshme. Në vend se të kërcënojmë, stigmatizojmë e dënojmë përmes masave antikushtetuese, duhet fushatë informimi.
Një dinamikë e re komunikimi është jetike. Duhet treguar për mënyrën dhe rëndësinë e parandalimit të sëmundjes”shkruan Kuçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Sensibilizim dhe solidaritet, jo frikë e stigmatizimQeveria aktuale, njëjtë sikur e kaluara, po dështon në përballjen me COVID-19. Madje, për arsyen e njëjtë. Vendimet janë përgjigje ndaj opinionit publik, më parë sEsa projektim profesional-shkencor mbi luftimin e COVID-19. Presioni për hapje e gjeti të dorëzuar Ministrinë e Shëndetësisë.
Mundësia për hapje nuk erdhi sepse triumfuam mbi virusin, por sepse pas një kohë po e njohim më shumë. Andaj, rruga përpara është aplikimi i këtyre njohjeve drejt përshtatjes së jetës deri në një mundësi më të mirë trajtimi, apo parandalimi, ilaçi apo vaksinë. Por, krejt ndryshe prej kësaj, dhe në mënyrë të papërgjegjshme, Zemaj ka zgjedhur arrogancën e stigmatizimin.Mbyllja dhe ndalimi i aktivitetit ekonomik, është mbrojtje e vetes dhe jo luftë ndaj virusit. Ky veprim, krizën epidemiologjike, po e bën ekonomike e shoqërore. Sa më poshtë e sa më anash që je në shoqëri, je në qendër dhe i ekspozuar nga virusi dhe pasojat e tij.
Mbyllja, siç është rasti me kopshtet për fëmijë, prek më së tepërmi gratë e punësuara. Duke qenë se padrejtësisht biologjikja është integruar edhe si rol social, gratë edhe të punësuara nuk janë të liruara nga roli i përkujdesjes, si rol primar. Për këtë arsye, në një shtëpi me dy prindër të punësuar, presioni për të qëndruar në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët, bie mbi gruan.Qeveria aktuale nuk mund ta zëvendësojë mungesën e punës sistematike me reagim të ashpër e frikësues. Qeveria duhet të rrisë kapacitetet logjistike dhe të mobilizojë resurset njerëzore për ta përballuar gjendjen e rëndë ku gjendemi.
Qytetarët e vendit janë subjekte të vetëdijshme dhe jo qenie të nënshtrueshme. Në vend se të kërcënojmë, stigmatizojmë e dënojmë përmes masave antikushtetuese, duhet fushatë informimi. Një dinamikë e re komunikimi është jetike. Duhet treguar për mënyrën dhe rëndësinë e parandalimit të sëmundjes.Kosova duhet të kërkojë ndihmë nga jashtë për të rritur kapacitetet e testimit. Kjo përfshin sigurimin e numrit më të madh të testeve, burimet njerëzore – infektologë, epidemiologë e mikrobiologë, por edhe aparatura tjera diagnostifikuese.Qeveria e Kosovës duhet të fillojë sa më shpejt testimin masiv serologjik, ashtu që situatata epidemiologjike të bëhet e njohur. Pas kësaj, ndërmarrja e veprimeve mund të jetë më adekuate.Protokollet ndërkombëtare thonë se kategoritë më të ndjeshme ndaj virusit COVID-19 janë personat mbi 70 vjeç, ata që kanë sëmundje kronike si diabet, sëmundje të sistemit respirator, kardiovaskular, ata me kancer e kimioterapi dhe personat obezë. Kjo gjë na detyron, dhe institucionet përgjegjëse duhet të mendojnë për trajtim të veçantë të këtyre kategorive.Në vend të kufizimit të dhunshëm nga shteti, distancë sociale nga njerëzit, për njëri-tjetrin. Një shoqëri e organizuar dhe e vetëdijshme është arritje e lirisë. Thirrja jonë i drejtohet qytetarëve për kujdes dhe solidaritet.#PSD