×
  • Lajme
  • Lajme

    Përhapja e koronavirusit, debat i nxehtë mes ministrit Zemaj e Rexhep Selimit

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca për pandeminë Covid-19. Një përplasje tjetër ka ndodhur mes ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetit të VV’së Rexhep Selimi, për atë së kush është fajtor për përhapjen e koronavirusit.

    Aty u përmend edhe tubimi i fundit i VV’së, për të cilin Zemja tha se u përhap virusi.

    “Na keni thirr me dhënë sqarime edhe s’po na lejoni. Po e përsërisë, shërbehuni me të dhëna zyrtare. Ne kemi mund ta zgjedhim edhe sistemin kinez edhe suedez. Jemi në këtë situatë çfarë jemi koha është kjo, edhe angazhimi s’po mungon. Krejt çka duhet është bashkërendimi edhe me ju. Na ndihmoni në mbështetje të MSH’së rreth ngritjes së kapaciteteve. Ju e dini i merrni këto shërbime”, ka thënë Zemaj.

    Zemajt i ka reaguar deputeti Rexhep Selimi. Ai i ka kërkuar ministrit që t’i thotë emrat e pjesëmarrësve në protestë që u infektuan me Covid-19.

    “Ju jeni deklaruar që keni evidenca, madje kenë thënë që keni emra dhe mbiemra të aktivistëve, nëse jo publikisht ma thoni vetëm një emër se cili aktivist është infektuar pas tubimit të VV’së. A mundet ju të përgjigjeni për atë që jeni këtu për punën tuaj. Nuk ju kemi thirr të përgjigjeni për punën e ish-ministrit Vitia as të Kurit por për atë qe jeni këtu’, ka thënë Selimi.

    Ministri Zemja ka replikuar sërish me Selimin duke i thënë se ata kanë vlerësim të situatës, dhe janë të njoftuar për çdo lëvizje, qoftë të qytetarëve apo të grupeve. Derisa shtoi se e vlerësojnë në bazë të lëvizjeve se kush është shpërndarës i virusit.

    “Ne kemi një vlerësime të situatës për çdo ditë, edhe për ngjarjet ditore, edhe për lëvizjet e për grupet qoftë për festat, andaj ky është vlerësimi, qoftë për organizimet ose tubimet. Ne vjetërsojmë në bazë të lëvizjes që ndodhin në gjithë territorin e Kosovës. Kush është shpërndarës, kush llogaritet supërshpërndarës i infeksionit. Janë tubimet, gastronomia, kjo është gjendja. Vlerësimi jonë është t’i respektojmë masat. Ju kisha lut që të krijojmë pasqyrën që këto masa të respektohen. Edhe sistemet më të avancuar në botë pandemia i ka vënë në kolaps. Nëse shkojmë në hapa tjerë ne do të kërkojmë ndihmë nga Kuvendi”, ka thënë Zemaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.