×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse po zgjatë gati 5 orë intervistimi i Presidentit Thaçi sipas avokatit Koci

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Kanë kaluar më shumë se pesë orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai po vazhdon akoma të intervistohet. Lidhur me këtë çështje, ka folur avokati Arianit Koci.

    Koci në Frontal të T7 ka thënë se fakti që Thaçi akoma nuk ka dalur nga objekti i Prokurorisë, i bie që ai nuk është mbrojtur në heshtje.

    Tjetër arsye se pse Presidenti gjendet akoma në Prokurorinë Speciale në Hagë, mund të jetë ndonjë kërkesë për ndalim të përkohshëm, meqenëse është e paraparë edhe me ligj, por shton se gjasat për këtë janë të vogla.

    “Nëse ska pas probleme teknike me pajisje te incizimit ose përkthyes, cështja që intervistimi po vazhdon mund të jetë që Thaçi nuk është mbrojtë në heshtje ose dicka tjetër që s;po dua ta përmend. Mund të jetë ndonjë kërkesë për ndonjë ndalim të përkohshëm, është e paraparë me ligj, por nuk e besoj që ka ndodh një gjë e tillë. Intervistat ndonjëherë zgjasin më shumë, meqenëse në përfundim janë disa nënshkrime”, ka thënë Koci.

    Sipac Kocit, mbrojtja në heshtje përfundon shpejtë, por thotë se prapë pesë orë nuk është ndonjë kohë që jep ndonjë alarm.

    “Nëse mbrohet në heshtje përfundon shpejt, por nëse vendos i dyshuari me fol mua më ka ndodh më fillu në 9 e 30 dhe me përfundu në ora 18:00. Për momentin 5 e 32 nuk është ndonjë kohë që na jep ndonjë alarm të caktuar. Si duket presidenti nuk ka heshtë, sepse s’ka logjikë me ndejtë 5 orë dhe mos me fol. Mbrojtja në heshtje është e drejtë ligjore”, ka thënë Koci.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.