×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 15 korriku mbyllet çerdhja publike në Viti

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Komuna e Vitisë ka bërë të ditur se nga 15 korriku do të mbyllet çerdhja publike “Gëzimi Ynë”, duke shtuar se kjo po bëhet me qëllimin më të mirë të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve por edhe të shëndetit publik të qytetarëve të kësaj komune.

    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se deri me tani janë 27 raste aktive me virus në këtë komunë si dhe kërkoi respektimin rigoroz të masave.

    “Ne duhet të respektojmë masat mbrojtëse kundër parandalimit të përhapjes së virusit pandemik COVID-19. Prandaj kërkoj nga secili qytetarë vitias që të kenë kujdes të shtuar, të vendosin maska, të mbajnë distancën dhe higjienën personale vetëm kështu mund të parandalojmë përhapjen e këtij virusi”, u shpreh kryetari Haliti.

    Ai tha se gjendja me këtë virus në këtë komunë është nën kontroll dhe se komuna e Vitisë po vazhdon me dezinfektime dhe klorifikime të hapësirave të ndryshme. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, potencoi se pjesëtarët e policisë po bëjnë patrullime të vazhdueshme për tu kujdesur që po zbatohen masat anti COVID-19. Ai theksoj se siguria në këtë komunë është e mirë por rreziku nga koronaviursi është gjithandej.

    “Gjendja e sigurisë në komunën tonë është e mirë por rreziku nga virusi pandemik është gjithandej. Prandaj kërkoj nga qytetarët tanë të jenë të disiplinuar dhe të respektojnë masat kundër këtij virusi. Nga nesër ne do të tërheqim vërejtjen qytetarëve të cilët nuk përdorin maska pasi që po rrezikojnë shëndetin publik”, u shpreh kapiteni Halili. Ai shtoj se ata po kujdesën që edhe sektori i gastronomisë të respektoj vendimin që të mos punohet pas orës 21:00.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.