×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trumpit i del punë edhe me “TikTok”, paralajmëron masa

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Këshilltari për tregti në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, tha se ai pret që presidenti amerikan, Donald Trump, të veprojë kundër aplikacioneve kineze TikTok dhe WeChat, në mes të një rritjeje të tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit.

    Trump javën e kaluar kishte thënë se ai po mendon të ndalojë aplikacionin e popullarizuar TikTok.

    Në një intervistë për Fox News, Navarro argumentoi se “ajo që duhet të kuptojë populli amerikan është se të gjitha të dhënat që hyjnë në ato aplikacione shkojnë te serverët në Kinë, përkatësisht te Partia Komuniste Kineze”.

    Ai tha se këto aplikacione mund të përdoren për të vjedhur pronën intelektuale.

    “Pra, prisni veprime të fuqishme nga Trump”, paralajmëroi Navarro.

    Aplikacioni për shpërndarjen e shpejtë të videos, TikTok i përket grupit kinez ByteDance dhe ka gati një miliard përdorues në të gjithë botën.

    TikTok ka kërkuar të distancohet nga pronarët e saj kinezë, duke theksuar se ka një Drejtor Ekzekutiv amerikan dhe në mënyrë të vazhdueshme mohon pretendimet se ndan të dhëna me Pekinin.

    WeChat, në pronësi të Tencent, është aplikacioni kryesor i mesazheve në Kinë me më shumë se një miliard përdorues.

    Të premten kompania Amazon tha se gabimisht u dërgoi punëtorëve një email duke u thënë atyre që të heqin aplikacionin TikTok nga celularët e tyre, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

    Një zëdhënës i Amazonit më vonë i tha AFP-së se “nuk ka asnjë ndryshim në politikat tona tani në lidhje me TikTok”.

    Ekipeve të fushatës së demokratëve për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së u është kërkuar të shmangin përdorimin e TikTok në pajisjet personale dhe, nëse e përdorin, të mos e instalojnë atë në një telefon të punës.

    Kompania hulumtuese eMarketer vlerëson se TikTok ka më shumë se 52 milionë përdorues amerikanë, raporton AFP.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga homologu i tij gjerman, Markus Söder....
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka sjellë detaje të reja për marrëveshjen e shpallur nga Donald Trump, duke theksuar se...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18 për qind në fund të vitit 2024, në krahasim me vitin 2011. Në periudhat në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka sjellë detaje të reja për marrëveshjen e shpallur nga Donald Trump, duke theksuar se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, të hënën...
    Lajme14 Korrik 2025
    Klan Kosova mëson se ka vdekur Bilall Kqiku, i dyshuari për vrasjen në Kolovicë të Prishtinës më 26 mars të vitit 2024,...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18 për qind në fund të vitit 2024, në krahasim me vitin 2011. Në periudhat në...
    Vip14 Korrik 2025
    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj po vjen me një projekt të ri muzikor. Kësaj radhe ajo ka njoftuar se po vjen me...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë të re mallrash amerikane me vlerë rreth 72 miliardë euro, të cilat mund të përballen me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.