×
  • Lajme
  • Lajme

    Halil Matoshi i quan monstrumë ata që “i dëshirojnë vdekje Isa Mustafës”

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Zëvendëskryeministri i Kulturës, Halil Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj personave të cilët kanë komentuar në profilin e kreut të LDK’së, Isa Mustafës, duke i “dëshiruar vdekje”, pasi ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.

    Reagimi FSSHK’së: Qerasni miqtë me nga një maskë, partitë po e shndërrojnë vendin në Wuhan
    “E papranueshme!Të gjithë ata që i gēzohen lajmit se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, paskësh dalë pozitiv në testin e Coronavirusit dhe që komentojnē duke i dëshiru vdekje një njeriu, me lehtësi të padurueshme, janë thjeshtë qenie primitive, monstrumë.

    I trishtueshëm fakti se çfarë brezi me mendësi mizore, ka kriju lëvizja antiestabilishment, përmes mobilizimit populist në Kosovë!?”, ka thënë Matoshi.

    Ai madje ka thënë se policia e krimeve kibernetike duhet të merret me profile të tilla të ‘facebook’.

    “P.S.Policia hetuese e krimeve kibernetike duhet me u marrë dendur me këto profile në Facebook, sepse ky soj njerëzish janë vrasës potencialë”, ka përfunduar Matoshi.

    Sot kreu i LDK’së ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe se gjendjen shëndetësore e ka stabile.

    Anëtarët e tjerë të familjes, Mustafa ka thënë se nuk kanë rezultuar pozitiv, derisa ka bërë thirrje për kujdes.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.