×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Obiliq, 21 raste aktive nga 55 raste nga fillimi i pandemisë COVID-19

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se në këtë komunë për momentin janë 21 raste aktive me virusin COVID-19.

    Gashi theksoi se nga fillimi i pandemisë në Komunën e Obiliqit janë shënuar 55 raste me këtë virus.

    Siç tha ai, dy persona kanë qenë të shtruar në Klinikën Infektive, ndër ta një është liruar dje dhe tjetri është në gjendje stabile.

    Gashi tha se vazhdimisht i kanë në kontakt njerëzit e prekur dhe janë duke u përkujdes për nevojat e tyre, përcjell Telegrafi.

    “Deri më tani i kemi bërë 129 teste. QKMF vazhdon të hulumtoj në fshatra dhe qytezë për ndonjë person që ka simptome. Në komunën tonë i kemi pas deri më sot 55 raste, sot i kemi 21 aktive. Vazhdimisht i kemi në kontakt njerëzit e prekur dhe jemi duke u përkujdes për nevojat e tyre. Dy kanë qenë në infektiv një është liruar dje dhe personi tjetër që është aty e ka gjendjen stabile”, ka thënë ai.

    Sipas tij, në rast të përkeqësimit të situatës në këtë komunë ata e kanë shtabin emergjent dhe vazhdimisht janë në terren për nevojat e qytetarëve.

    Ndërsa, sa i përket gjendjes ekonomike ai tha se bizneset i ka prekur më shumë.

    “E kemi Shtabin emergjent dhe në vazhdimësi jemi në kontakt me QKMF dhe Kryqi i Kuq është në terren në shpërndarjen e pakove aty ku ka nevojë. Masat mbrojtëse i kemi, por fatkeqësisht bizneset dhe zhvillimi ekonomik janë keq, dhe shpresojmë që qeveria do të del me ndonjë ndihmë dhe për ta”, ka thënë ndër të tjera kryetari i Komunës së Obiliqit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.