×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, i domosdoshëm

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, bëhet i rëndësishëm nëse në Kosovë krijohet situata ku do të kërkohet sërish të ashpërsohen masat e kufizimit të lëvizjes.

    Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

    Haxhiu tha se aktualisht sipas Gjykatës Kushtetuese nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masa të tilla për kufizim të lëvizjes.

    “Duke parë që situata me pandeminë është rënduar ditëve të fundit dhe se Qeveria sërish ka kthyer disa masa të kufizimit të lëvizjes, ky projektligj bëhet i domosdoshëm për tu miratuar sidomos nëse krijohet një situatë e tillë ku kërkohet të ashpërsohen masat sa i takon kufizimit të lëvizjes për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit. Aktualisht sipas Gjykatës Kushtetuese nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masa të tilla për kufizim të lëvizjes. Ndonëse Qeveria në mbledhjen e djeshme nuk i dha përkrahje kësaj nisme, kjo edhe pa përkrahjen e Qeverisë mund të procedohet tash e tutje ne Kuvend. Normalisht për tu shqyrtuar me procedura të përshpejtuara kërkohet shmangie nga Rregullorja e Punës, që bëhet me votat 2/3 të deputetëve të pranishëm në seancë”, ka thënë Haxhiu.

    Siç tha Haxhiu, është e domosdoshme që partnerët aktualë në qeveri të gjejnë gjuhë të përbashkët me opozitën në funksion të arritjes së një konsensusi për kalimin e të gjitha projektligjeve.

    “Në këtë situatë që jemi është e domosdoshme që partnerët aktualë në qeveri të gjejnë gjuhë të përbashkët me opozitën në funksion të arritjes së një konsensusi për kalimin e të gjitha projektligjeve, jo vetëm të këtij projektligji, që mundësojnë luftë më efikase ndaj pasojave shëndetësore dhe ekonomike të pandemisë”, u shpreh ajo.

    Ndryshe, siç tha Haxhiu inicimi i kësaj nisme ligjore ka ardhur pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimet e ish – Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve të cilat në atë kohë ishin shpallur kundër kushtetuese.

    “Në aktgjykimin e saj, Gjykata pati theksuar se institucionet relevante të Kosovës, në radhë të parë Kuvendi, duhet të ndërmarrin masat e duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, të bëhen në përputhje me Kushtetutën. Kjo qoftë përmes plotësim-ndryshimit të legjislacionit ekzistues të zbatueshëm ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, në mënyrë që institucionet përkatëse, të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, në përputhshmëri me Kushtetutën”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar se ish-Shefin e Task-Forcës Antikorrupsion, Shemsi Hazirn e ka transferuar në pozitën e zëvendësdrejtorit të...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë...
    Lajme10 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar pas takimit me Kongresmenin,...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës ka rekomanduar pezullimin e përkohshëm nga puna ndaj profesorit të UP-së, Xhevat Krasniqi. Sipas vendimit,...
    Lajme10 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me një faturë për Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit në vlerë prej 1 milionë...
    Lajme10 Maj 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Siguri, në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni ku...
    Sport10 Maj 2024
    Suksesit të Bayer Leverkusenit, i cili me lojën ndaj Romës arriti të kualifikohet në finalen e Lugës së Evropës, i është gëzuar...
    Lajme10 Maj 2024
    Profesori amerikan Daniel Serwer, i cili njeh mjaftë mirë zhvillimet në rajon dhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme10 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 400 euro gjobë Emin Latin, i cili akuzohet se ka kanosur dhe ka përhapur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.