×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari për kanosjen e Mimoza Kusarit

    FrontOnline
    10 Maj 2024

    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 400 euro gjobë Emin Latin, i cili akuzohet se ka kanosur dhe ka përhapur gjuhë të urrejtjes ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

    Shpallja e aktgjykimi është bërë të premten nga gjykatësi i rastit Driton Berisha derisa prezentë ishte vetëm mbrojtësi i të akuzuarit Lati, Agon Rrecaj kurse munguan e dëmtuara dhe përfaqësuesi i saj.

    Emin Lati ngarkohet me dy vepra penale, për “kanosje” dhe për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

    I akuzuari u dënua me 400 euro gjobe pasi paraprakisht me pëlqimin e tij dënimi me burgim prej 120 ditësh i është shndërruar ne gjobe prej 400 për veprën penale kanosje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Nëse i njëjti nuk mund ta paguajë dënimin me gjobë atëherë mund te mbajë dënimin me burgim ku për një ditë burg do t’i llogaritet 20 euro.

    Sipas aktakuzës, Lati akuzohet se në emisionin “Frontal”, në “T7”, në korrik të 2023-ës, ka kanosur Kusari-Lilen, e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

    Sipas aktakuzës, në emisionin televiziv kishte thënë se: “Jena ligë na veteranët se atë duhet me e ngreh zhag nëpër asfalt derisa të ja qesim eshtrat në tokë”.

    Veç kësaj, Lati akuzohet edhe se ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje ndaj deputetes Kusari-Lila në mënyrë që të prishë rendin publik.

    Aktakuza ndaj Latit është ngritur më 11 janar 2024 nga prokurorja Rukije Sheshivari.

    Në Polici, Lati kishte thënë se ka deklarimet në emisionin Frontal i ka pasur emocionale. Ai ka thënë se ishte ndier i ofenduar dhe keq emocionalisht kur kishte dëgjuar përgjimet e Mimoza Kusari-Lilës me një deputet serb që ka folur për heqjen e veteranëve nga ligji për pagën minimale.

    Kusari-Lila kishte ushtuar kallëzim penal ndaj Latit, duke deklaruar para organeve të hetuesisë se qenë periudhë sfiduese për sigurinë e saj dhe të familjes së saj pas deklaratave të Latit.

    “Deklaratat e tilla po që ka ndjellë dhunë, ka bërë thirrje për cenimin e integritetit tim fizik, dhe si e tillë jam e bindur se duhet të sanksionohet me të gjitha masat ligjore në mënyrë që si praktikë të mos persëritet ndaj askujt…”, kishte deklaruar Kusari-Lila.

    Kusari-Lila ka deklaruar se ndjehet e kërcënuar dhe e abuzuar nga deklaratat publike të Latit.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhje me fillim prej orës 10:00. Këtë e ka bërë të ditur ZKM përmes një...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas njoftimit të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) që synon lëshimin e fletarrestimeve ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrit të...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka nxjerrë disa përfundime për raportin vjetor të buxhetit. Hoti ndër tjera ka thënë...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, njëherit anëtar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, arratisjen e Enver Sekiraqës, e ka quajtur...
    Lajme20 Maj 2024
    Presidentja, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Nicole Chulick, Zëvendës Ndihmës Sekretare e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të...
    Lajme20 Maj 2024
    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se do të votojë prapë kundër Marrëveshjes Ndërkombëtare për dhenien në shfrytëzim Danimarkës qendrën e paraburgimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Është publikuar dosja e plotë e megaoperacionit të ndërmarrë nga SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc. Nga bisedat e transkriptuara nga...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një drekë pune me shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë...
    Lajme20 Maj 2024
    I dyshuari kryesor për vrasjen e policit, Triumf Riza, Enver Sekiraqa, nuk është gjetur në shtëpinë e tij gjatë ditës së premte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.