×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSH-ja themelon panel për ta rishikuar menaxhimin e pandemisë

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lajmëruar sot se do të themelojë një panel i cili do ta rishikojë menaxhimin e pandemisë së Covid-19 në nivel global.

    Duke u folur shteteve anëtare në Gjenevë, Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se ish-kryeministrja e Zelandës së re, Helen Clark, dhe ish-presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf do të jenë në krye të panelit rishikues, i cili do të quhet Paneli i Pavarur për Menaxhimin dhe Gatishmërinë ndaj Pandemisë, shkruan BBC.

    Ghebreyesus ka thënë se kishte ardhur koha për “reflektim të brendshëm, të shikojmë botën ku po jetojmë për të gjetur mënyra të forcojmë bashkëpunimin tonë, derisa punojmë së bashku për të shpëtuar jetë dhe për të marrë pandeminë nën kontroll”.

    OBSH-ja ka qenë nën presion për një kohë të gjatë që ta rishikojë mënyrën se si po menaxhojë pandeminë, derisa është përballur me kritika sidomos nga SHBA-të se ka reaguar vonë ndaj shpërthimit të parë në Kinë, dhe se ka qenë e lidhur ngushtë me qeverinë kineze, transmeton KOHA.

    Në fillim të javës SHBA-ja ia ka thënë dha lajmërim formal OKB-së se do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Për këtë datë është publikuar raporti i “Reporterëve Pa Kufij” ku Kosova ka rënë...
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”....
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e...
    Lajme03 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me kolegët e tij nga ambasada sot kanë mbajtur një minutë heshtje përpara hyrjes...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.