×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani i tregon Hotit dhe deputetëve si shpallet gjendja e jashtëzakonshme

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas fjalës së kryeministrit Avdullah Hoti, i ka thënë atij se nuk mund të vijë në Kuvend me propozim për gjendje të jashtëzakonshme, pasi nuk i takon atij.

    Osmani i ka dhënë sqarim kryeministrit Hoti se ai nuk mund të propozojë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe se kjo bëhet vetëm me propozim të presidentit të vendit.

    “Po detyrohem të jap sërish një sqarim. Propozimin për gjendje të jashtëzakonshme, në përputhje me Kushtetutën tonë, nuk ka të drejtë ta japë kryeministri, vetëm Presidenti. Shikoni nenin 131, shikoni nenin 84 të Kushtetutës, shikoni kompetencat e Qeverisë. Presidenti e konsulton Kryeministrit para se ta lëshojë dekretin, por në këtë qeveri nuk mund të vi propozimi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Pra, është mirë të jeni të qartë me kompetencat që i keni”, ka thënë Osmani, transmeton Gazeta Express.

    Kryeministri Hoti tha sot në Kuvend se ekspertët ligjorë të zyrës së tij e kanë analizuar dhe kanë thënë se nuk mund të rregullohet gjendja në vend, me ligjin për menaxhimin e pandemisë Covid 19.

    Sipas tij, ligji nuk lejon të vendosen shumë kufizime, të cilat mund të bëhen vetëm nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme në nivel vendi.

    “Ne sot në Qeveri e kemi shqyrtuar projektligjin për pandeminë. Ky ligj nuk e zgjedh problemin. Sepse nuk mundet ky ligj , e vetmja zgjidhje nëse duam të shkojmë në ekstreme të kufizimit ntë lëvizjes në nivel vendi, kjo duhet të bëhet me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Hoti.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.