×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkel kërkon solidaritet për një miratim të shpejtë të Fondit të Rimëkëmbjes

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel u kërkoi evropianëve solidaritet dhe një miratim këtë verë të planit masiv të rimëkëmbjes, i destinuar për të dalë nga kriza e koronavirusit, në një fjalim para eurodeputetëve për fillimin e presidencës gjermane të BE-së.

    “Ne kemi nevojë për një solidaritet të jashtëzakonshëm, të gjithë janë të gatshëm, Gjermania në mënyrë të veçantë, për të kapërcyer pandeminë, për të marrë përsipër pasojat”, deklaroi Merkel para eurodeputetëve.

    Pas një takimi me krerët e institucioneve evropiane, Charles Michel, Ursula von der Leyen dhe David Sassoli, kancelarja uroi për një ratifikim sa më të shpejtë nga shtetet anëtare të planit të rimëkëmbjes, aktualisht në negocim.

    “Pjesëmarrësit ranë dakord që arritja sa më shpejt e një marrëveshjeje për planin ambicioz europian të rimëkëmbjes do të jetë prioriteti kryesor i Bashkimit Evropian në javët e ardhshme”, sipas një komunikate të katër drejtuesve.

    Ata e gjykuan thelbësore që krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve të BE-së të bien dakord gjatë samitit të ardhshëm më 17-18 korrik.

    Ky samit i jashtëzakonshëm do të jetë i pari që do të mbledhë fizikisht drejtuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së që prej fillimit të pandemisëm, përcjell Atsh.

    Ata do të duhet të shprehen me unaimitet për planin evropian të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, i propozuar nga Komisioni Europian.

    Sipas Angela Merkel, “koha kalon” për një marrëveshje.

    “Më të varfrit i kanë xhepat bosh”, theksoi ajo para eurodeputetëve.

    “Është e rëndësishme që rajonet që janë prekur më shumë nga kriza dhe personat që jetojnë në këto rajone të përfitojnë solidaritetin tonë. Është në interesin e të gjithëve”, nënvizoi kancelarja.

    “Por, përpjekjet që janë të nevojshme sot nuk duhet të bëhen thjesht nga vendet më të forta ekonomikisht”, shtoi ajo duke iu drejtuar vendeve të ashtuquajtura “të kursyera” si Holanda, Austria, Suedia , Danimarka, shumë të rezervuara mbi këtë plan nga i cili do të përfitojnë mbi të gjitha vendet e Jugut, më të prekurit nga pandemia.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Prill 2024
    Turqia u ka thënë aleatëve se do të mbështesë kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte për të qenë Sekretari i ardhshëm i...
    Bota/Rajoni29 Prill 2024
    Në një aksident trafiku në veri të Perusë kanë humbur jetën 25 persona dhe 13 tjerë janë lënduar, kanë bërë të ditur...
    Bota/Rajoni29 Prill 2024
    Një 44-vjeçar shqiptar u qëllua me armë zjarri në një kafene mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në Bruksel. ”Policia e...
    Të tjera
    Vip30 Prill 2024
      Këngëtarja Adelina Tahiri ka postuar disa fotografi në Instagramin e saj ku shihen në afërsi të liderit të VMRO-së, Hristian Mickoski,...
    Ekonomi30 Prill 2024
    Fehim Haliti është stomatologu me pasuri milionëshe në Prishtinë me mbi 1 milionë euro para të gatshme, si dhe vetura e orë...
    Sport30 Prill 2024
    Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne thuhet se ka refuzuar të mbyllë derën për një lëvizje të madhe parash në afatin...
    Vip30 Prill 2024
    Loredana dhe Noizy janë parë së fundmi bashkë, duke dhënë aludime se mund të vijë një projekt së shpejti nga kjo dyshe....
    Sport30 Prill 2024
    Mbrëmja e së martes do të jetë e zjarrtë në “Allianz Arena”. Ky vend do të jetë “fushëbeteja” e përballjes mes dy...
    Vip30 Prill 2024
    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i ish-missit nga Ekuadori, Landy Párraga Goyburo. Ajo u qëllua nga dy persona...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.