×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeverisja digjitale, Shqipëria e para në rajon – Kosova e treta

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Ekzistenca e shërbimeve të automatizuara shtetërore është mënyra më efikase për të reduktuar korrupsionin, burokracitë dhe ineficencën e administratave publike në të gjithë botën.

    Për këtë arsye, qeverisja digjitale është shndërruar në një koncept bazë të mirëqeverisjes dhe shtetit ligjor në kohët moderne. Një raport i publikuar ditën e sotme nga “Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim” (OECD) krahason arritjet e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e qeverisjes digjitale. Sikurse shihet ne tabelën ne vijim (gjithashtu bashkëlidhur në formë infografiku), sa i përket Qeverisjes Digjitale, Shqipëria renditet më e vlerësuara nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duke plotësuar pozitivisht numrin më të madh të treguesve (7 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nën-treguesit).

    Pas Shqipërisë renditet Serbia (e cila plotëson 6 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nën-treguesit) dhe Maqedonia e Veriut (e cila plotëson 5 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nën-treguesit). Në vijim paraqitet një shpjegim i shkurtër i secilit prej treguesve të analizuar në ketë raport:

    Ekzistenca e strategjive kombëtare të qeverisjes digjitale. Përveç Bosnje-Hercegovinës, te gjitha vendet e tjera te Ballkanit Perëndimor e kane te zhvilluar një strategji kombëtare te qeverisjes digjitale. Kjo strategji, shpesh është pjese e strategjisë se agjendës digjitale kombëtare, ose pjese e strategjisë se reformës se administratës publike, me fokus përdorimin e TIK-ut ne përmirësimin e ofrimit te shërbimeve ndaj qytetareve. Ne nivel OECD-je, 96% e vendeve kane një strategji te tillë.

    Organ/mekanizëm zyrtar koordinimi, përgjegjës për projektet qeveritare IT në nivel qendror

    Ky lloj mekanizmi ekziston ne Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe në Shqipëri. Për Shqipërinë, vihet ne dukje qe ky rol realizohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit. Ne nivel OECD-je, 68% e shteteve e kane një organ te tille.

    Ky tregues plotësohet vetëm nga Shqipëria, e cila e ka publikisht te disponueshme listën e shërbimeve elektronike. Gjithashtu vlerësohet fakti qe Shqipëria publikon ne mënyre periodike statistika te qeverisjes elektronike, përfshire numrin e përdoruesve te regjistruar, përdorimin e shërbimeve nga qytetaret dhe bizneset etj. Sa i përket shteteve te OECD-se, 75% e tyre e kane te publikuar listën e e-shërbimeve.
    Kornizat e qeverisjes digjitale, tregues që përbëhet nga nën-treguesit e mëposhtëm

    1. Kornizë e përbashkët e ndërveprimit 2. Korniza e regjistrave bazë. 3. Infrastruktura e përbashkët TIK (qendra të dhënash të përbashkëta, rrjete)
    4. Shërbime të përbashkëta (zhvillimi i softuerëve të përbashkët) 5. Mbështetje për përdorimin e softuerëve ”open source” 6. Arkitektura/Infrastruktura e të dhënave të përbashkëta


    Për ketë tregues vlerësohen te gjitha vendet e Ballkanit, te cilat kane te hartuara kornizat e ndërveprimit dhe regjistrave baze si dhe infrastrukture te përbashkët TIK. I vetmi nen-tregues qe Shqipëria nuk plotëson ne fushën e qeverisjes digjitale është përdorimi i softuerëve me burim te hapur ne administrate.

    Përdorimi i një sistemi të vetëm identiteti digjital në nivel qeverie qendrore

    Vlerësohen 4 vendet e Ballkanit (Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova) te cilat kane integruar një sistem te vetëm identifikimi digjital ne përfitimin e shërbimeve publike, duke lehtësuar aksesin e qytetareve dhe bizneseve ne shërbimet online. Ne nivel OECD-je, vetëm Greqia dhe Suedia nuk e ofrojnë një sistem te tille.

    Prania e një politike gjithëpërfshirëse të të dhënave të sektorit publik

    Edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kane ende një politike te dedikuar sa i përket te dhënave te sektorit publik, te gjitha përveç Bosnje-Hercegovinës vlerësohen për përfshirjen e saj ne politikat e Qeverisjes se Hapur (Open Government). Krahasuar me vendet e OECD-se, vetëm 14% e tyre kane një politike te dedikuar. Ndërveprim i të gjithë të dhënave elektronike ndërmjet institucioneve të sektorit publik, shkruan ‘Lexo.al’.

    Evidentohet rasti i Shqipërisë, e cila ka integruar sistemet backend te institucioneve publike duke i bere ato te ndërveprojnë dhe shkëmbejnë te dhëna ne kohe reale, ne mënyre te sigurt. Detyrim i parimit ”Open by default” për të dhënat qeveritare Ky tregues konsiston ne afishimin e te dhënave te sektorit publik, ne formate te hapura, përveç rasteve te informacioneve konfidenciale apo ato me rendësi kombëtare. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia publikojnë te dhëna te hapura qeveritare ne portalet respektive. Sa i përket vendeve te OECD-se, këto detyrime egzistojnë në 57% të tyre./tch

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Të tjera
    Lifestyle28 Prill 2024
    Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse sipas ekspertëve...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Nuk është sekret se ulja në tryezë gjatë gjithë ditës mund të ketë disa pasoja serioze shëndetësore-nga dhimbja e shpinës në çështje...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund të ulin besimin që keni në vetvete....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të dielën herët në mëngjes dronë rusë goditën qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, duke i vënë flakën një hoteli dhe duke...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Pas fitores së thellë përballë opozitës shqiptare në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut që u mbajt të...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Tre të rinj e kanë rrahur një 16-vjeçar në Elbasan duke e goditur me grushte dhe shkelma. Në njoftimin e policisë bëhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.