×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Mendësia e Qeverisë Hoti futi Kosovën në senduiç të Serbisë

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kritikuar vendosjen e masës për kufizim të lëvizjës në katër komunat veriore të Kosovës nga zëvendëskryeministri Goran Rakiq, partia e të cilit më pas tha se serbët në Kosovë zbatojnë masat e Qeverisë së Serbisë për vendimet e pandemisë.

    Ajo tha se Kosova është futur në senduiç nga Serbia nga shteti serb dhe Lista Serbe.

    “Sot, zv.kryeministri Goran Rakiq ka vendosur përmes shtabit paralel në komunat e veriut që kjo zonë të futet në karantinë, ndërkaq Lista serbe deklaron që marrin urdhra vetëm nga Vuçiq. Lejimi i kësaj mendësie qeverisëse e ka futur Kosovën në senduiç, në dy anët ka Serbinë, si shtet dhe si Listë serbe”, ka shkruar ajo në Facebook.

    “Çudia më e madhe është kur nuk ka më çudi. Me 6 tetor të vitit të kaluar qytetarët kishin vendosur të ndërrojnë kursin e orientimit shtetëror. Më në fund po lëviznim drejt një Republike normale me dinjitet shtetëror. Me 3 shkurt kishim qeverinë e parë që nuk varej nga votat e Listës serbe. Aso kohe dukej si fakt jo aq relevant por rëndësinë po e shohim sot më shumë se kurrë. Ndërkaq reciprociteti ndaj Serbisë nuk ishte thjesht vendim, por qasje e mendësi e shtetndërtimit”.

    Ajo edhe njëherë ka përsëritur se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhje të reja.

    “Për këto pak ditë hoqën reciprocitetin, hoqën dorë nga angazhimi për anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar dhe pas hapjes totale karshi Serbisë natyrshëm vijnë këto vendime e deklarata nga leva tjetër e Beogradit dhe që cenojnë rëndë territorin dhe sovranitetin e vendit! Kosova asnjëherë më shumë nuk ka pasur nevojë për zgjedhje. Veprimet e vendimet e tilla janë të rrezikshme dhe goditje mbi Republikën tonë. Kjo qeveri duhet të largohet sa më parë!”.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.