×
  • Kronika
  • Kronika

    Tragjedi në Gjakovë: E vret burrin e kusherirës, e plagos atë dhe djalin e saj

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Atje po dyshohet se një shtetas i Shqipërisë ka sulmuar me thikë bashkëshortin e kushërinës së tij, i cili nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra. Po ashtu, të lënduar janë edhe gruaja e djali i viktimës. Express ju sjell detaje

    Mëngjesi i së martës është shndërruar në tragjedi për një familje në Gjakovë.

    Atje po dyshohet se një shtetas i Shqipërisë ka vrarë bashkëshortin e kushërirës së vet, e po ashtu e ka plagosur edhe kushërirën dhe djalin e saj.

    Krejt kjo ngjarje ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.

    Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.

    Graishta tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

    “Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigj vendit të ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore”, deklaroi Graishta.

    Graishta tha se sipas informatava të para, i dyshuari I.V., shtetas i Shqipërisë, ka sulmuar me thikë mikun e tij, gruan dhe djalin e viktimës, e më pas është arratisur.

    “Sipas informatave të para, i dyshuari V.I. mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë ka sulmuar me thikë mikun e tij (viktimën), gruan dhe djalin e tij, pas të cilit akt i dyshuari është arratisur”, ka thënë Graishta.

    Por, policia ka arritur ta gjejë të dyshuarin.

    “Të dhënat e personit të dyshuar i janë përcjellë të gjitha njësiteve policore dhe rreth orës 07:00 i njëjti është arrestuar nga Stacioni Policor në Deçan. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Graishta.

    Graishta bëri të ditur se djali i viktimës është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, pasi gjendja e tij shëndetësore është më e rëndë.

    “I lënduari tjetër (djali i viktimës) për shkak të plagëve të rënda është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit vepra është cilësuar si ”Vrasje e Rëndë”, ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon ende, kurse hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë në mbikëqyrje të afërt të prokurorit të shtetit”, ka deklaruar Graishta.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Kronika16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur komuna e paralele në Skenderaj. Policia ka bërë të ditur se provat materiale që...
    Kronika16 Tetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit e ka sulmuar bashkëshorten e tij. Pas...
    Kronika16 Tetor 2024
    I mituri, i cili sot rreth orës 9:45, gjatë një përleshjeje, është therur me thikë nga një i mitur tjetër, është dërguar...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, po i vazhdon vizitat e tij nëpër qytete e fshatra të Kosovës. Këtë të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i VV’së, Armend Muja e ka paditur pronarin e portalit Albanian Post, Baton Haxhiu, pasi ky i fundit në emisionin Pressing në...
    Lajme16 Tetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar një fotografi të zyrtarëve të VV-së përfshirë kryeministrin Kurti të cilët i shkuan në zyrë për t’ia...
    Lajme16 Tetor 2024
    Lideri i AKR-së Behxhet Pacolli ka prezantuar shtabin zgjedhor të partisë si dhe ka bërë të ditur për aderime të reja, në...
    Lajme16 Tetor 2024
    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka mirëpriti marrëveshjet e nënshkruara së fundmi nga vendet e Ballkanit Perëndimor në...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me atë se kush duhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.