×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, 130 mijë të vdekur nga Covid-19

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Në SHBA numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit i tejkaloi të 130 mijë vetët të hënën, ndërsa vendi po përballet me një rritje të konsiderueshme të infeksioneve.

    Shkalla e përgjithshme e vdekjeve në SHBA ka pasur një prirje drejt rënies, pavarësisht infeksioneve të reja që janë rritur në nivele rekord gjatë ditëve të fundit.

    Por ekspertët e shëndetësisë thonë se vdekjet janë një tregues më i vonshëm, që shfaqet disa javë apo disa muaj pas rritjes së rasteve me COVID-19. Në nivel kombëtar numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi po shkon në 3 milionë.

    Infeksionet janë rritur në 39 shtete amerikane, sipas një analize të agjencisë së lajmeve “Reuters”. Gjashtëmbëdhjetë shtete kanë shënuar rekorde të reja ditore këtë muaj. Florida konfirmoi një shifër rekord prej 11 mijë rastesh brenda një dite, më shumë se çdo vend evropian brenda një dite të vetme në kulmin e krizës.

    Ndërsa ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar publikun të mos grumbullohet në turma për të festuar Ditën e Pavarësisë, Presidenti Donald Trump pohoi, por pa ofruar prova se 99 për qind e rasteve me koronavirusit ishin “krejtësisht të parrezikshme”.

    Të paktën pesë shtete sipas “Reuters” e kanë devijuar tashmë trendin në rënie të nivelit të vdekjeve. Në Arizona u shënuan 449 vdekje në dy javët e fundit të qershorit, nga 259 vdekje në dy javët e para të po këtij muaji. Shteti shënoi një rritje prej 300 për qind të infeksioneve gjatë gjithë muajit, më shumë se çdo shtet tjetër amerikan. Steve Adler, kryetari i Bashkisë së Austin, në Teksas, i cili përfaqëson demokratët kritikoi të hënën komentin e Presidentit Trump gjatë fundjavës se virusi ishte kryesisht i padëmshëm.

    “Është jashtëzakonisht shqetësuese dhe mesazhet që vijnë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara janë të rrezikshme”, tha zoti Adler për rrjetin televiziv CNN.

    “Një nga sfidat më të mëdha që ne kemi janë mesazhet që vijnë nga Uashingtoni që sugjerojnë se maskat nuk bëjnë ndonjë gjë ose se nuk janë të nevojshme, apo se virusi do të largohet vetë”, shtoi ai.

    Numrat në rritje me raste të reja dhe spitalet e mbingarkuara në Teksas kanë nxitur disa kryebashkiakë dhe udhëheqës të tjerë vendorë që të konsiderojnë vendosjen e masave kufizuese që i urdhërojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi.

    Të hënën shefi i personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows i doli në mbrojtje komentit të zotit Trump gjatë fundjavës, duke thënë se presidenti nuk po përpiqej të minimizonte nurmrin e vdekjeve.

    “Por duhen parë statististikat për të ditur se çfarëdo rreziku që çdo kush mund të ketë, qoftë unë, fëmijët e mi apo nipërit e mbesat e mia, t’i shohim ato në mënyrën e duhur dhe mendoj se kjo është ajo që ai po përpiqet të bëjë”, u tha ai gazetarëve Shtëpisë së Bardhë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.