×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Zemaj paralajmëron dorëheqje: Nëse vdekjet kanë ndodhur për shkak të minsitrit, nuk do të hezitoja

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka folur për disa vdekje në QKUK që po cilësohen të dyshimta.

    Zemaj tha se policia dhe prokuroria janë duke bërë punën e tyre sa i përket rastit të katër vdekjeve në Klinikën Infektive.

    Informacionin, siç thotë ai, e ka marrë në mesnatë nga njerëzit e kabinetit të tij për ngjarjen.

    “Më kanë njoftuar se ka lëvizje edhe nga policia dhe prokuroria. Në mëngjes kam shkuar në Klinikën Infektive dhe nuk më ka pëlqyer pamja që është rrethuar me shirita Klinika Infektive. Kam kërkuar që pasi të mbarojnë punë të largojnë shiritat dhe të lënë mjekët e infermierët të bëjnë punët e tyre”.I pyetur nëse ndjen përgjegjësi për disa vdekje në Klinikën Infektive dhe a do të jep dorëheqje, Zemaj është përgjigjur.“Nëse vdekjet kanë ndodhur për shkak të neglizhencës së Ministrit ose Ministrisë së Shëndetësisë natyrisht se nuk do të hezitoja. Unë nuk jam përgjegjës për ndonjë akt kriminal të dikujt për shkak të kujdesisë dhe ia merr jetën dikujt tjetër. Unë do të isha përgjegjës nëse nuk ka pasur mjek, infermier, medikamente, shtretër, aparaturë, autoambulancë”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Zemaj thotë se ai nuk mund të ndjehet përgjegjës nëse dikush ka mundur të mos e lëshojë oksigjenin sa duhet në aparaturë.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot po debatojmë për një raport të rregullt të Departamentit Amerikan...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, në seancën plenare ku është duke u shqyrtuar Projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit...
    Lajme02 Maj 2024
    Tom Dodaj i arrestuar për shitjen e armës tek Granit Palva, dorasi i vrasjes së Liridona Ademajt do të mbrohet në liri....
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim të heroit Ilaz Kodra, e ka përshkruar rolin e tij...
    Lajme02 Maj 2024
    Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar në Berberishtë të Leposaviqit, pasi që ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin. Sipas policisë, një automjet...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se komandanti i UÇK-së Ilaz Kodra dëshmoi se “lufta për liri ishte e drejtë e jona”....
    Lajme02 Maj 2024
    Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur seanca e sotme e Kuvendit në nderim të Ilaz Kodrës. Deputetët...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Lajme02 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.